Atentati në Shkodër/ Viktima jepte para me fajde! Autori me 2 armë në brez, s'iu shkrep pistoleta, e qëlloi me 'scorpions'

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i  74 vjeçari Lulash Qepurit mbrëmjen e djeshme në Shkodër, brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem. Ende nuk është identifikuar autori, por burime nga grupi hetimor thanë se viktima jepte para me fajde. Ndërsa 10 vite më parë Lulash Qepuri ka qenë i arrestuar pasi në banesë u gjetën armë dhe kanabis.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 të së mërkurës, ku sipas  burimeve policore një person i maskuar ka hapur zjarr ndaj 74 vjeçarit fillimisht me një pistoletë e cila i është bllokuar e më pas ka përdorur një armë tip 'scorpions'. I gjendur në lokal, i biri i viktimës ka marrë një shotgun duke iu kundërpërgjigjur me zjarr autorit.

Ndonëse ka shtënë disa here në drejtim të tij nuk ka mundur të shënjestrojë atentatorin e të atit. Blutë e Shkodrës dhe grupi hetimor kane arritur të gjejnë 26 gëzhoja në vendngjarje nga tre armë të ndryshme ndërsa kanë sekuestruar dhe pamjet nga një kamera sigurie ku shihet silueta e autorit të maskuar, por deri me tani nuk kanë arritur ta identifikojnë.

Mësohet se pasi ka njoftuar sallën operative të policisë edhe djali i viktimës është arratisur nga vendi i ngjarjes, por më pas është shoqëruar në Polici.

Qepuri rezulton i arrestuar në vitin 2011, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë i është gjetur drogë dhe kallashnikov. Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)