Report Tv ka siguruar pamjet nga vrasja e Jurgen Dukës orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe një person ende i paidentifikuar debatojnë fillimisht brenda në një market 24 orësh. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe autorit ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë të rinjtë që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, autori del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.
Lajmi kryesor:
Agjenti i krimeve të Dibrës vret 29-vjeçarin në një market në Tiranë! Ja video e momentit të ekzekutimit, në xhepat e të riut u gjet kokainë! Polici në arrati
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
60.3%
-
Jo
31.4%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 194
Lajme të tjera
-
Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe
26 Shtator, 20:52
-
Ndërtuan pa leje në katër vila në Liqenin e Farkës, nën hetim tre persona
26 Shtator, 20:33
-
Punësimi i personave me aftësi të kufizuara, 'Pro eksport Albania' kërkon të shtyhet në kohë aplikimi i ligjit: Na rrit kostot me 8%
26 Shtator, 18:12
-
Paralajmërimi: Çdo mjet i parkuar gabim në Tiranë do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
26 Shtator, 16:48
-
Medaljet në kampionatin Ballkanik të karatesë, Arifi: Doja të artën, por krenar që u ndesha para publikut shqiptar
26 Shtator, 16:25
-
Arrestohet policja e Rinasit, ndërhyri në të dhënat kompjuterike dhe i hoqi 'Alertin' pronarit të kompanisë së makinave me qira (EMRAT)
26 Shtator, 15:48
-
‘Tempulli’/ Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim, shkon në 95 numri i të arrestuarve në Tiranë (EMRI)
26 Shtator, 15:02
-
eReja sot celebron arritjen e marreveshjes se bashkepunimit me MG Int
26 Shtator, 13:25
-
Ndahet nga jeta Osman Mema, legjenda e futbollit shqiptar! Duka: Humbëm një figurë me vlera të mëdha
26 Shtator, 09:26
-
Basha e nis ditën në lagjen ku është lindur e rritur, takim me qytetarët në degën 8
26 Shtator, 08:58
-
Përfitimi i bursave sociale nga nxënësit në Tiranë, ja kriteret dhe listën e dokumenteve që duhet të dorëzoni
26 Shtator, 08:02
-
Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës
25 Shtator, 21:27