Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një agjent krimesh me detyrë në Dibër, ka qëlluar me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Vrasja ka ndodhur brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, Arbër Sula, është në kërkim nga policia.

Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Jurgen Duka nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të arrestuar autorin e vrasjes.

Sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.

Duka u arrestua një vit më parë, u ekstradua në Itali dhe fitoi lirinë
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. 29-vjeçari mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Duka u ekstradua në Itali për t'u gjykuar ku fitoi lirinë.

Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Akuzat dhe dënimet nga viti 2013 në vitin 2020
Jurgen Duka, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale "Mashtrimi" dhe në vitin 2014 është proceduar për "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".
Në vitin 2016 Jurgen Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale "Falsifikimi i monedhave".
Në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Përndjekja”.
Në vitin 2020 Duka u arrestua për drogë së bashku disa persona të tjerë.

VIDEO nga operacioni 'Riviera' i vitit 2020 ku arrestua dhe viktima Jurgen Duka

Marketi ku ndodhi sherri

1639475785_duka.jpg

Momente nga vrasja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Vrasja në Tiranë, Jurgen Duka u ekstradua në Itali dhe fitoi lirinë pas akuzave për trafik droge

1639476145_fotoduka.jpg

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për esktradim në Itali për Jurgen Dukën. Ky vendim më pas është lënë në fuqi edhe në Apelin e Tiranës. Më pas, Jurgen Duka ka bërë kërkesë për ndryshim mase, por menjëherë e ka anuluar këtë kërkesë. Gjykata në datën 13 nëntor 2020 e ka ekstraduar në Itali për akuzat e trafikut të drogës. 29-vjeçari Duka pasi është ekstraduar në Itali ka fituar lirinë dhe është kthyer sërish në vendlindje. Ai u qëllua me një plumb në zemër pas mesnate nga efektivi i policisë, Arbër Sula.

Ora 12:11
Vrasja në Tiranë, autori punonjës policie në Dibër

1639480313_1639476145fotoduka.jpg

Arbër Sula, agjent i krimeve në Dibër është autori i vrasjes së Jurgen Dukës sot në Tiranë. Sula pas krimit është larguar nga vendngjarja ndër është në kërkim nga policia.

Ora 11:05
Report Tv siguron pamjet e vrasjes në Tiranë, momenti kur 29-vjeçari qëllohet me armë brenda në market

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga vrasja e Jurgen Dukës orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe një person ende i paidentifikuar debatojnë fillimisht brenda në një market 24 orësh. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe autorit ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë të rinjtë që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, autori del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.

Ora 09:56
Vrasja në Tiranë, shoku i viktimës: Sherri nisi për radhën në market se kush do paguante i pari

 

Detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit Jurgen Duka. Shoku i tij ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari. Burime nga policia thonë se autori, që nuk është identifikuar akoma, është larguar me një automjet.

Ora 07:54
Zbardhet dinamika e vrasjes në Tiranë, Duka u qëllua pas një sherri në market, ndërroi jetë në spital

 

Report Tv mëson të tjera nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë. Mësohet se Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende. Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.