Report Tv siguron pamjet e vrasjes për banesën në Korçë, momenti kur 61 vjeçari ekzekuton me 4 plumba Emiljano Pinen, më pas vret veten
Momenti kur Ilio Lluka qëllon Emiljano Pinen
Report Tv ka siguruar videon e ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku pas konfliktit për banesën, Ilio Lluka qëlloi për vdekje Emiljano Pinen dhe më pas vrau veten, por për shkak të përmbajtjes së rëndë, është vendosur që pamjet të mos transmetohen.
Kur ora shënon 20:56, në video duket Emiljano Pine i cili hipën në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë moment vjen autori nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon 2 herë drejt tij. Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe e qëllon edhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën e vret veten.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një kalimtar ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, pa arritur të bëjë asgjë për ta parandaluar për shkak të skenarit të mirëmenduar nga autori Ilio Lluka.
Babai i autorit ka jetuar 4 vjet në familjen e viktimës, e ëma e tij është kujdesur për të pasi ka qenë me probleme shëndetësore dhe nga pleqëria. Plaku ka vdekur para 1 viti dhe i ka lënë një pronë familjes që e ka mbajtur. Djali i tij që jeton në Greqi e ka marr vesh dhe dje është kthyer dhe e ka qëlluar pasi nuk ka qenë dakord që pronen e babait ta marrin ato që janë kujdesur për 4 vjet.
Emiljano Pine i cili njihej edhe me identitetin Jorgo Prifti për shkak të plagëve të rënda, humbi jetën gjatë rrugës për në spital
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
26.7%
-
Njësoj
40.1%
-
Më e keqe
33.2%
Vota total: 779
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Devoll/ Aksident në fshatin Progër, mjeti del nga rruga! Katër persona kanë mbetur të plagosur, me shoferin 18 vjeçar po kryhen veprimet proceduriale
7 Korrik, 22:31
-
Edison Ypi: Don Kishoti i Backës
7 Korrik, 17:22
-
E reja që la Tiranën për të hapur studio poçarie në Korçë: Ju rrëfej pasionin tim
7 Korrik, 17:04
-
Tjetër aksident në qarkun e Korçës, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
7 Korrik, 15:52
-
Korçë/ Në kërkim pasi tentoi të vriste 18-vjeçarin bashkë me 4 të tjerë, arrestohet i riu! Në pranga edhe një 51-vjeçar që e ndihmoi
7 Korrik, 11:21
-
Ohri, kjo pasuri e mbrojtur nga UNESCO kërkon më shumë lehtësira për lëvizjen e turistëve në kufirin Shqipëri-Maqedonia e Veriut
6 Korrik, 16:37
-
Qindra ton grurë mbetet stok në Maliq, shkak importi i grurit nga Serbia e Ukraina, fermerët drejt falimentit: Të ndërhyjë shteti!
6 Korrik, 16:26
-
Hajduti vjedh paratë në Kishën e fshatit Vërnik në Devoll
6 Korrik, 13:08
-
Netët magjike në Korçë, rikthehet ‘Mik Festival’ nga sopranoja Inva Mula
5 Korrik, 18:06
-
Korçë/ I moshuari bie nga motoçikleta, transportohet në spital
5 Korrik, 16:44
-
Taso çel në Pogradec ekspozitën e veçantë ‘Vizatime nga vendi i jetës’ me 74 vizatime
5 Korrik, 09:42
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
4 Korrik, 15:35