Një ditë pas arrestimit të ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, janë bërë publike pamjet e momentit kur ai shoqërohet nga efektivët pas ekzekutimit të urdhërarrestit të firmosur nga SPAK.
Report Tv përcjellë videon kur dy efektivë të policisë shoqërojnë ish deputetin socialist me pranga në duar dhe kokën e ulur brenda në ambientet e policisë (20 tetor 2024)
Jurgis Çyrbja akuzohet nga SPAK se ka shfrytëzuar pozitën e tij si deputet i Kuvendit për të ndihmuar dhe informuar Altin Hajrin, një personazh i njohur i botës së krimit, pronar i kompleks super luksoz ‘Golden’ në Shijak dhe në kërkim prej 4 vitesh për vrasjen e Jan Prengës.
SPAK thotë se Çyrbja dhe Hajri kishin miqësi me njëri-tjetrin dhe si deputet Çyrbja ka ndërhyrë në agjencitë e zbatimit të ligjit për t’i ofruar informacione dhe favorizime Hajrit, një person në kërkim për 4 vepra të rënda penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.
Lajmi kryesor: