Report TV siguron pamjet, si u dhunua brutalisht marokeni nga kamarierët në Durrës! E godasin me grushte dhe shqelma në sy të klientëve

Report Tv ka siguruar pamjet sesi është dhunuar brutalisht nga kamarierët e një lokali në Durrës refugjati maroken Elmedi Nouak, i cili prej tre muajsh jetonte në Durrës. Në pamje shihet se dy kamarierët e dhunojnë duke e goditur me grushte dhe me shqelma në sy të klientëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 19, ndërkohë që policia reagoi zyrtarisht duke njoftuar se është dhunuar nga kamarierët, pasi kishte shqetësuar klientët.

Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.V, 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

30-vjeçari ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës   për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

 


Lajmi kryesor:

Rrugëve të Durrësit, i dhunuar/ Marokeni fajëson uniformat blu, policia e mohon kategorikisht: E rrahën në lokal, shqetësonte qytetarët! E gjetëm me kanabis


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari