Repor Tv ka siguruar videon e momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë me një të burgosur tjetër u  shoqëruan nga paraburgimi i Durrësit, për të kryer një vizitë mjekësore te godina e infektivit, nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve.

Në video duket teksa Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek një prej efektivëve..

Pasi "ushtari" i Çopjave ka dalë jashtë ambienteve të spitalit është drejtuar drejt parkimit, ku jashtë traut, dyshohet se e prisnin 2 makina. Njëra prej tyre një audi luksoz A7 ngjyrë gri targë AB700RS, më të cilën Ndoci dyshohet se është larguar në drejtim të Spitallës.

Targat e automjetit "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuarë të vjedhura pak ditë më parë.

1768332357_targateautomjetitdurres.jpg

Report TV ka siguruar një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.

Pamjet tregojnë se ai vjen në parkimin e spitalit jo me në makinë të sigurisë së lartë që burgjet përdorin për transportin e personave, por me një ambulancë.

Në video shihet se një polic zbret para Altin Ndocit, më pas zbret i arrestuari, bëjnë disa hapa me ecje të lirë dhe më vonë ju bashkohet me disa hapa pas, një polic tjetër.

Altin Ndoci, sipas pamjeve, ecën lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur.

Dy policët që e shoqërojnë, jo vetëm që nuk e mbajnë të shtrënguar në të dy krahët, siç ndodh me persona të tjerë me rrezikshmëri të tillë, por ecin lirshëm me të, drejt spitalit, me vigjilencë të ulët sigurie.

 
Distanca e DVP Durres dhe Spitalit Rajonal Durrës. 220 metra ose 3 minuta në këmbë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Pa pranga dhe me ambulancë, VIDEOJA e momentit kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërrin në spitalin e Durrësit

Report TV ka siguruar një video tjetër që hedh dritë mbi dinamikën e arratisjes së bujshme të të burgosurit Altin Ndoci.

Pamjet tregojnë se ai vjen në parkimin e spitalit jo me në makinë të sigurisë së lartë që burgjet përdorin për transportin e personave, por me një ambulancë.

Në video shihet se një polic zbret para Altin Ndocit, më pas zbret i arrestuari, bëjnë disa hapa me ecje të lirë dhe më vonë ju bashkohet me disa hapa pas, një polic tjetër.

Altin Ndoci, sipas pamjeve, ecën lirshëm dhe nuk duket të jetë i prangosur.

Dy policët që e shoqërojnë, jo vetëm që nuk e mbajnë të shtrënguar në të dy krahët, siç ndodh me persona të tjerë me rrezikshmëri të tillë, por ecin lirshëm me të, drejt spitalit, me vigjilencë të ulët sigurie.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?