VIDEO-Ekskluzive/ Ja si u qëllua me breshëri anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë

Në datë 14 janar të këtij viti në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë Mikel Mehmeti u plagos në një atentat me armë zjarri (lexo ketu). Automjeti i Mikel Mehmetit 'Audi A3' me targa AA 653 VC, u qëllua nga një tjetër makinë tip fuoristradë duke e plagosur në tre vende të ndryshme 41-vjeçarin. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të atentatit ndaj Mikel Mehmetit. Në pamje, duket momenti kur autorët kanë ndaluar disa sekonda dhe nga makina e tyre dhe kanë qëlluar Mehmetin fillimisht 5 herë, i cili ishte dukë lëvizur me 'Audi A3'.

Pas të shtënave të para me breshëri autorët kanë kthyer makinën dhe për t'u siguruar se e kanë ekzekutuar e kanë qëlluar sërish në ecje dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Mehmeti është kapur në befasi dhe nuk ka pasur asnjë mundësi reagimi, pasi ka qenë në timon, por fatmirësisht ka arritur që të mbijetojë. Në videon e siguruar nga Report Tv, ai duket teksa del nga makina i plagosur dhe kërkon ndihmën e qytetarëve, pasi ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në lagjen 'Pavarësia'.


VIDEO Ekskluzive e atentatit në Vlorë

Nga ekspertiza rezultoi se makina e 41-vjeçarit u qëllua 10 herë, 3 plumba kapën Mehmetin, një në gjoks, një në shpatull dhe një në bark, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Makina e autorëve me të cilën e ndoqën dhe më pas i bënë atentat Mehmetit ishte me targa false, ndërsa është larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë mbrëmjen e 14 janarit në Vlorë dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Mikel Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave. Llanajt njihen për masakrën e Colës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. Rruga ku ndodhi ngjarja njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 01/02/2019 16:44

    Me te gjitha gjasat ka mbyllur syte ky kur ka qelluar...

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 01/02/2019 14:56

    Shteti duhet te rregulloje nje here e perfundimisht punen e targave te mbivendosura apo false!! Nuk ishte e keqe ajo ideja e targave me çip ....

    Përgjigju
    • Une: 10/04/2021 14:56

      Bastard mikel mehmeti vrau e burin tim ketu ne belgjik me dt 26 shtatore 2015vsic ka bere vrasjen ne prill ne vlore ka ardhe ne belgjik e kan strehuar ca kerma ca qe marin jet te njerezve te pafajshem.....tani ndodhet ne burge eshte ne belgkik

    • Bob: 16/07/2019 00:24

      Pse mendon se nuk u vendosen? E gjithe shqiperia po vritet keshtu. Mbizoteron mafia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi