Report Tv sjell historinë e familjes dibrane që shpëtoi 7 hebrenj: I maskonim me kostume popullore që t’iu shpëtonin gjermanëve

Shumë familje shqiptare u bënë streha e shumë hebrenjve gjatë kohës së holokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Një prej tyre ishte edhe familja e antifashistit, Imer Ndergjoni nga Fshati Lukan i Peshkopisë. Sikurse rrëfen i biri pavarësisht rreziqeve, babai nuk hezitoi që në vitin 1943 të bënte pjesë të familjes së tij të madhe dhe 7 hebrenj.

“Në atë kohë me një bisedë me Xhemal Herrrin në Tiranë i tha ai që do të jap një familje hebreje që janë në rrezik nga Gjermani dhe mund të zhduken. Baba i merr ato nga rruga e Arbrit dhe i çon në Lukan. Atje ishte shtëpia e Llan Ndergjonit dhe aty i strehoi. Nëse mungonte një ushqim e binte një familje tjetër. Familja e Emunael Rubenit ishte e përbërë prej 7 vetash dhe kanë qëndruar në Lukan si me qenë me pushime”, tha Besim Ndergjoni.

Besim Ndregjoni historinë e ka dëgjuar me qindra herë dhe ajo që i ka bërë më shumë përshtypje, janë marifetet që i ati përdorte për të mos rënë në sy të gjermanëve.

“Një batalion gjerman kalon nga Mati në Dibër. Marrin njoftimin dhe baba i vesh me kostume kombëtare dhe i fut në pyll për të bërë dru dhe kur erdhën gjermanët, qëndruan gjysmë ore dhe ikën se thanë janë fshatar të cilët bëjnë dru. Nuk ju shkoi mendja se nga rrobat nuk tradhtoheshin. Të vjetrit na tregonin, bobo si shkon me pantallona të shkurtra para burrave”, tregoi ai.

Rruga në Tiranë, në të cilën Imer Ndregjoni mori hebrenjtë, tashmë mban emrin e tij e për këtë vepër është nderuar edhe me urdhrin e Shqiponjës pas vdekjes.

“Krenar për veprën. Detyrim ishte.  Imer Ndregjoni, është nderuar me urdhërin e Shëqiponjës nga Mojsiu. Një rrugë ka emrin e tij. Rruga ku ka marrë Hebrejntë”, tha Besimi Ndergjoni.

Kontaktet me hebrenjtë i kanë humbur, por një tjetër pjesëtar i familjes Ndregjoni tregon se në 2012 nipi i izraelitit Emunael Rubeni, ka ardhur në Shqipëri për të zbuluar të shkuarën e familjes së tij.

“Nipin e asaj familje e kam takuar në 2012 dhe kemi shkuar në vendet që kanë qëndruar hebrenjtë. Në Lukan, mal dhe Tiranë”, tha Asllan Ndergjoni, nipi i Llan Ndergjonit,

Gjatë kohës së holokaustit në vendin tonë u strehuan mijëra hebrenj që ishin larguar në përpjekje për t’u shpëtuar kampeve naziste.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 27/01/2023 20:50

    E din gjithe shqiptaret qe dibran te mire dhe raki te keqe ska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja

Durrës/ Makina përplas një burrë me biçikletë në rrugë, shoferi largohet nga vendngjarja