Report Tv sjell historinë e maturantit 20-vjeçar, zgjedh Ekonomikun sepse fakulteti ka ashensor! Anxhelo Duhanxhiu: Kam shpresë se do të ngrihem në këmbë

Anxhelo Duhanxhiu ka lindur me aftësi të kufizuara fizike, por karroca me rrota nuk e pengon të ndjekë ëndrrën e tij. Ka dalë mirë në provimet e maturës dhe synon të ndjekë studimet e larta për Ekonomik. Ai ka rrëfyer për Report TV disa copëza emocionuese nga jeta e tij.

Anxhelo Duhanxhiu, sapo ka përfunduar maturën e për të festuar përfundimin e 12 viteve shkollë, së bashku me miqtë organizuan një mbrëmje që do ta mbajnë mend gjatë.

“Bashkëshoqëruese” është karroca me rrota, prej së cilës s’ është ndarë që në vitin e parë të jetës. Videot e tij duke kërcyer me shokët u bë virale në në rrjete sociale.

“Në fillim unë nuk doja që të ikja në mbrëmje të maturës. Jam njeri me karrocë. Jam shumë i ndjeshëm se më bullizojnë të tjerët, por në fakt u ndjeva shumë mirë. Unë atë kërcim e bëra me zemër, dhe kur e bën me zemër e shijon në maksimum. Shokët e klasës dhe klasat e tjera më pritën shumë mirë. U ndjeva shumë mirë dhe do më marrë malli për ta. Është bërë virale videoja. Nuk e bëra kërcimin për viralitet, por me zemër”, u shpreh Anxhelo.

Anxhelo përfundoi shkollën e mesme profesionale për informatikë në qytetin e Elbasanit, por nuk do të ndalet këtu. Vizionin për jetën e ka të qartë, pavarësisht vështirësive.

“Unë do filloj fakultetin e ekonomisë dhe turizmit këtu afër shtëpisë. Do filloj këtë fakultet sepse të tjerët janë pa ashensor” tha Anxhelo.

20-vjecari nga Elbasani na rrëfen pak nga përditshmëria e tij.

Konsumoj mëngjesin, dal me ndonjë shok. Bëj terapi dhe përsëri dal me shokë. Unë mund të eci me të mbajtur. Në shtëpi eci këmba doras. Nuk eci dot vetë pa ndihmë.

Shpresat se një ditë do të ngrihet në këmbë janë të mëdha. Mbështetja më e madhe në rrugëtimin e vështirë është familja.

“Kjo sëmundje është e lindur. Doktorët më thanë se ka shpresë për të ecur. Me terapi të gjata mund të arrij të eci. I kam nisur terapitë, dhe kam përmirësim. Çdo ditë kam një përmirësim. Familja ime është shumë mbështetje e madhe. Sidomos motra është një mbështetje shumë e madhe”, tregoi 20-vjeçari

Mos hiqni dorë nga ëndrrat, është mesazhi që jep Anxhelo për të gjitha ata që përballen me sëmundje apo vështirësi në lëvizje.

“Nëse shikoni një njeri me aftësi të kufizuar, mbajeni afër se ai mund të ju ndryshojë jetën. Edhe ai ju edhe ju atij. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja se një ditë do e arrin atë”, përfundoi Anxhelo.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stela: 27/06/2023 18:34

    Jetojm ne nje bot ku as zot nuk ka.Kriminel e mafioz jetojn si mbreter dhe nje 20 vjecar kaq i embel vuan ne karroce.Dhe prap besoni ne kisha e xhamia

    Përgjigju
  • Ceni: 27/06/2023 17:45

    Edhe po nuk u ngrite ne kembe je shume me i ngritur dhe i larte se shume e shume te tjere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%