Faktet me dron/ PD-LSI me shesh bosh, dështon plani ‘Babale’ (VIDEO)

Pritshmëritë e një pjesëmarrje masive në protesta janë gjithnjë në planë të parë të organizatorëve aq më tepër kur ato organizohen nga opozita. Megjithatë pjesëmarrja në protestën e të shtunës 26 Maj 2018, ku moto e saj ishte largimi ministrit Fatrmir Xhafaj dhe qeverisë Rama ishe shumë herë më pakët krahasuar me atë të 27Janarit ku u protestua kundra zgjedhjes së Arta Markut.

Një pjesëmarrje në këto nivele me sa duket tregon se audio përgjimi dhe më pas dëshmia e Albert Veliu njohur si Babalja nuk ka qenë bindëse për të prodhuar një valë pakënaqësi e përkthyer në pjesëmarrje masive në protestë. Gjithmonë në Shqipëri ka një debat për numrin e pjesëmarrësve në protesta.

Falë teknologjisë dhe filmimeve me Dron këtyre debate i ka ardhur deri diku fundi pasi janë planet nga ajri ato që tregojnë se sa persona i janë bashkuar protestës.

Për të kuptuar realisht sa ka qenë numri pjesëmarrëseve, Report TV sjell pamjet me dron filmin i cili ka nisur momentin kur fliste kreu opozitës Bashës pra momenti më kryesor i kësaj proteste.

Report Tv nuk merr përsipër të nxjerrë numrin e saktë të mbështetësve të opozitës që iu bashkuan kësaj proteste të opozitës.

Por për të kuptuar se në çfarë nivel pjesëmarrje kishte kjo protestë, le ti krahasojmë planet me dron me ato të dy protestave më të fundit.


Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e opozitës në 27 Janar 2018/ Pjesëmarrja ditën e sotme


Protesta e opozitës në 18 shkurt 2017

Nëse do të krahasojmë planet e protestës së 27 Janarit 2018 me ato të 26 Majit 2018 me sy të lirë dallohet një pjesëmarrje më e pakët.

Për të qenë në saktë në këtë konstatim, po i krahasojmë filmimet e protestës së sotme edhe me ato të një proteste të shkuar të PD asaj të 18 Shkurtit 2017.

Gjithsesi mbetet për publikun bazuar në këto pamje të japë verdiktin e tij për pjesëmarrjen në protestën e 26 Majit 2018 krahasuar me ato 27 Janarit 2018 dhe të 18 Shkurtit 2017.


Pamjet me dron nga protesta e sotme e opozitës


Pamjet me dron nga protesta e sotme e opozitës

Pamjet me dron nga protesta e sotme e opozitës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selvoa: 26/05/2018 22:55

    Ko lodhe i se populli nuk i shkon mo mrapa Saliut e Lulit dhe aqmekeq bundres Monika Floriri.

    Përgjigju
  • Shqiptari qe do shtet: 26/05/2018 22:12

    Eshte per te ardhur keq qe opozita quhet e djathte por ka tradhetuar te djathten dhe kombin se bashku me endrren "TA BEJME SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA".Kombi kerkon PATERIOT DHE BURRA SHTETI, dhe jo hajdut,mashtruesa dhe antikombetar.Mjere ky vend qe eshte pa opozite dhe pa te djathte sot e 28 vite.Mjere ky komb qe i ka ardhur vdekja vetem nga politikanet e shitur.Ketu duhet proktektorat amerikan duke u futur ne nje junt ushtarake disa kohe duke u sekuestruar gjithe gjakun e vjedhur te ketij kombi.Kthimit e denimit me vdekje me referendum popullor si rast i vecante per disa vepra penale si tradhetia kombetare dhe korrupsioni etj dhe me mbeshtetjen amerikane.Duhet plan B per reformen ne drejtesi.E shikoni cpo bejne per ta bllokuar e tere politika.Vetem plani B mund te bej te mundur realizimin e reformes.Ndryshe do te vuajme edhe nje shekull akoma.

    Përgjigju
    • Shkodra: 27/05/2018 04:13

      Jam plotesisht dakord e vetmja zgjidhje ajo esht

  • Protestues: 26/05/2018 20:51

    Jane KERCENUAR njerez jane ndaluar makina cfare do presesh nga Rregjimi I Rames

    Përgjigju
    • Leo: 27/05/2018 17:29

      Po keshtu do thoni tani se deshtua dhe po deshtoni me bishtin ndershal

  • Populli: 26/05/2018 19:58

    Une dhe familija ime nuk i shikojm m pas lulit dhe babeles se na ncoren bojen ..edhe pse jam demokrat i flak po lulin nuk e votoj me e nuk votoj fare asnje

    Përgjigju
  • Labi: 26/05/2018 19:57

    Jam me pd e kam votuar gjithmon pd Po m vin keq q kjo parti me kete plere lulin Po shkon drejt shkrijes.m mir nuk votoj m fare as une as familje ami sesa ti jap voton nje njeriu q nuk voton negociatat evropiane..edi rama munt t ket 100 t lika po ka them nje gje t vertet xhest trathtar ata q iken e nuk votuan negociat evropiane..

    Përgjigju
  • Mala: 26/05/2018 16:45

    PO kush per kend duhej te kerkoje llogari.Populli duhet te drejt ohet nga Salihu,me 11 libreza kursimi, Shkelzeni i biri me skandale te panumerta ,Argita me vjedhje e sherbime antishqiptare e Liria me 4 libreza kursimi.Luli per 240 milion eruo te vjedhura vetem ne Kalimash,Meta dhe kryemadhi me hajdutri te panumerta.Mediu,BabaShehi,Noka e grupi i PD,Jo or popull nuk u pergjigjen kete,madje u gezuan se menduan se eleminuan Dialogun per BE, se sheptojne nga Vettingu,Keto jane qellimet e tyre,jo qeveria aktual, qe me mish e shpirt po sanon kaosin qe keta krijuan 8 vjetet e sundimit te tyre.

    Përgjigju
  • Haaaa: 26/05/2018 16:03

    Super plot. Haaaaaaa

    Përgjigju
  • Erik: 26/05/2018 14:36

    Ore Edi Paloka ku eshte mo se po trembeshim prej kercenimeve te tij? Ai ka me te frikshmet sa here betohet qe do e rrezoje Ramen me protesten e rradhes. Ne e dime qe PD ka 400-500 mije vota shqiptaresh, ndaj me gjithe mend duhen falenderuar qe s'i shkuan sot nga pas te marreve qe e drejtojne ate parti ne te tilla nisma qe minojne te ardhmen e vendit ne kete moment delikat para hapjes se negociatave. Ky vend do shkoje perpara nese shkon ne burg Berisha, kryearkitekti i gjithe kaosit dhe anarkise post komuniste ne vend. Pas tij eshte me e lehte per te tjeret te shkojne me kembet e tyre, perfshire dhe keta te PS-se nese shkelin ligjin.

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/05/2018 14:31

    Duket si mbledhje condominio. Nuk merret pushteti me "Bobolen" duhen ide dhe alternativa perndryshe mbahuni tek "bolja"

    Përgjigju
  • Populli: 26/05/2018 14:25

    Te gjithe politikanet te te gjithe kraheve tallen me popullin e tyre dhe e perdorin si mish per top vetem ne interesat e tyre personale.Eshte per te ardhur keq por opozita vetem te djathten nuk perfaqeson,por vetem nje klan dhe interesat personale.Populli jo vetem qe nuk ju shkon pas,por nuk u beson asnje fjale me.Te vetmin besim shqiptaret e kane tek amerika.Vetem ai shtet mund te nderhyj ketu me gjithe forcen e ligjit dhe ti fus ne binare te gjithe ata shkeles qe e perdorin popullin si dele per te shpetuar nga reforma.Sa me shume kohe kalon,aq po ndergjegjesohen qytetaret qe kane 28 vjet qe po percundohen nga politika zhgenjyese shqiptare.

    Përgjigju
  • Un demokrat jam: 26/05/2018 14:11

    Po jeni ba turpi i botes me keto protesta nuk ju do me njeri po jepni dorheqjen lul- monik se zgjedhjet tjera as 20 deputet nuk do merrni te dy bashk

    Përgjigju
  • Tironsi: 26/05/2018 13:53

    SI GJITHMON ME SHUME POLIC SE MANIFESTUS..... LUL E E DESHTUAR.

    Përgjigju
  • PD KRIMI LSI ZHVATJA: 26/05/2018 13:46

    Nuk 'Dhurohet' PUSHTETI BABALEVE Plehra ! Pushteti fitohet me VOTÉN e POPULLIT , JO me HALABAKÉ dhe HORRA 'alla' BABALE me KRIMINELÉ dhe NARKO-TRAFIKANTÉ té Félliqur . RESPEKTE pér POPULLIN SHQIPTAR , që éshté NDÉRGJEGJÉSUAR , dhe NUK ka HAJDUTÉ dhe BANDITÉ , qé i Génjen Pérséri . GO to HELL PD and LSI THIEVES !

    Përgjigju
  • Vlora: 26/05/2018 13:33

    BABALE Protest hahaha. Kjo historia e Babales do ngelet perjete ! Disco-Club Babale, Babale-TV Partia Babalo-Demokrate Kompani Transporti BABALE Emri babale eshte prenotuar tek QKR nga Lul BASHA per 5 vjet rresht. hahaha

    Përgjigju
  • Bumerangu: 26/05/2018 13:21

    ..P.Dh-ja e Spiunave dhe e Komunistit te fundit Sali...,tamam Partia e Esat Pashe Toptanit..,qe cdo pervjetor Vulini..e Vucici i Serbise.,i vendosin nga 1 buqete me lule ne Paris...

    Përgjigju
  • Tirana: 26/05/2018 12:52

    By**a e Protestes te Revoltes se Sales Lul Babale, Me DRON qe te sheron, dhe b**n ta zbulon.

    Përgjigju
  • Blenard: 26/05/2018 12:47

    O zylo jepu nje dore ti aman se po vajte ti ja hodhen

    Përgjigju
  • Zylo: 26/05/2018 12:34

    O dash plotesoje fjaline deri ne fund PARTIJA E BABALES PO SHKON NGA FITORE NE FITORE DUKE MPOSHTUR PARTINE E DROGES PS

    Përgjigju
    • Leo: 26/05/2018 13:01

      Me Lulen e vetmja gje qe do fitoni eshte sapuni

  • UCK: 26/05/2018 12:31

    ka deshtue PD-ja eshte lodhur Populli nga keta "BABALJA" kot e kane pas

    Përgjigju
  • Dashi: 26/05/2018 12:16

    Partia e Babales po shkon nga fitorja ne fitore.

    Përgjigju
  • I pevutshmi: 26/05/2018 12:05

    Ska gje , se PD ka baBole tjere.

    Përgjigju
  • tonin: 26/05/2018 11:59

    me shum mbledh lek plepi

    Përgjigju
  • Ana: 26/05/2018 11:51

    O njerez pse shiteni per 1cop buk nuk keni halle ne shpit tuaja ata marrin rrogen per te bo lloqe kavaje po ju ca boni?

    Përgjigju
  • lata: 26/05/2018 11:44

    jeni te pa pare. Pamje fantastike. Ky ishte deshtimi i radhes.

    Përgjigju
    • thanasi: 26/05/2018 14:28

      Nuk kane pse i diskretitojne me keto pamje.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja