Report TV sjell pamjet me dron, Tirana 'hesht' pas orës 13:00

Pas orës 13:00 qytetarët janë kyçur në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi i makinave është ndalur. Pamjet me dron të sjella nga Report Tv shfaqin një Tiranë të heshtur dhe të qetë, ashtu siç duhet të jetë në fakt edhe gjatë orëve ku lejohet lëvizja për të kryer vetëm nevojat e domosdoshme si furnizimi me ushqime dhe barna mjekësore.

Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se ajo fashë orari, 05:00-13:00, nuk është për të dalë të gjithë nga shtëpitë dhe të vijojnë jetën normale, pasi virusi nuk ka orar sulmi, por është orari i lejuar për të kryer pazare nëse keni për të bërë, në të kundërt qëndroni në shtëpi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Vëzhgim në mbrëmje! Me kamera në rrugët e Tiranës kur të gjithë janë brenda

Report Tv mbrëmjen e sotme bëri një vëzhgim në rrugët kryesore të kryeqytetit për të parë nëse po respektohet vendimi për izolim total në shtëpi pas orës 13:00. Në rrugë janë vetëm efektivët e policisë dhe ushtrisë, ndërsa të vetmet mjete që qarkullojnë janë ato të shërbimeve kyçe.

Ora 17:20
Monitorimi në rrugët e Tiranës! Koronavirusi vendos në 'gjumë' Astirin

Të gjithë qytetarët e Tiranës janë në karantinë të plotë, ku edhe gjatë monitorimit në terren rrugët janë të boshatisura. Në lagjen e Astirit, një zonë mjaft e populluar, pas orës 13:00 ka rënë në heshtje, që të shpresojnë të zgjatë gjatë gjithë ditës jo vetëm pas mbylljes së orarit të lejuar nga qeveria.

Gjithçka mund të shohësh në rrugë janë vetëm pak automjete që janë të autorizuara për transportin e mallrave apo kompanitë mediatike dhe patrullat e policisë dhe forcat ushtarake.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët