Report TV sjell pamjet me dron nga disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, të cilat pushtohen nga trafiku çdo ditë dhe jo vetëm në fluksin e ditëve të festave.
Trafiku është kthyer në një rreth vicioz prej të cilit kryeqyteti duket se nuk ka shpëtim. Report Tv sjell pamjet gjatë paradites, apo të ashtuquajturit mëngjesi i shkollave dhe nisjes së banorëve të Tiranës në punët e përdithshme.
Për ekspertin Arben Luzi, infrastruktura nuk i përgjigjet fluksit të qarkullimit
“Infrastruktura nuk i përgjigjet... janë bërë pa studiuar fluksin ka shumë vija të bardha për këmbësore dhe një ndalesë e vogël e bllokon dhe rruga nuk e merr më veten për vijim normal të trafikut”, thotë Luzi.
Edhe më e rënduar paraqitet situata në orët e pasdites, duke nisur prej orës 16.00 deri në 19.00. Siç shihet rreth-rrotullimi i ‘Zogut të Zi’ përballet me flukset e mjeteve që dalin nga autostrada në rrugën “Dritan Hoxha” për të hyrë në Tiranë por edhe me fluksin e mjeteve të rrugës ‘Asim Vokshi’ që nis nga ish-stacioni i trenit. Vijon vargu i mjeteve në pritje përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha’ drejt “21 dhjetorit”, kryqëzim ku përplaset edhe qarkullimi i rrugës së Kavajës.
E ndodhur në rikonstruksion, autostrada Tiranë-Durrës dhe në kthim pothuajse është e pamundur për të hyrë në Tirana. Po ashtu edhe rrugët dytësore të saj.
“Rrugët përfundojnë në grykë-shishe, nga 3-4 korsi në një korsi në pikat lidhëse, kryqëzimet. Do vijnë tre makina e do presin të hyjnë një nga një. nga 4 korsi rruga përfundon në formën e një gryke shisheje dhe kjo i përplas mjetet në pikat lidhëse të akseve kombëtare për të hyrë në Tiranë”, thotë Luzi.
Rreth-rrotullimi tek Kthesa e Kamzës që shpërndan zonat periferike të Tiranës bllokohet nga flukset e mjeteve dhe as hapja e Unazës së Madhe nuk i dha frymëmarrje çmendurisë së trafikut në Tiranë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
Fajin e ka mbipopullimi i Tiranes.Ketu ku jetoj kemi trafik,disa zona e kane perhere,te tjerat e kane kur fillon-mbaron orari zyrtar,apo orari shkollor.Ate qe po ndodh ne Tirane nga mbipopullimi po ua ilustroj me nje shembull te rruges tone ketu ku jetoj.Une jetoj ne nje qytet me dimer te ashper me bore qe kur krijon pirgje nga borapastrueset,i ben rruget akoma dhe me te ngushta,gjithashtu afer kemi dhe nje shkolle.Para 10-15 vitesh rruga jone nuk ishte dhe aq e populluar,ne jemi me fat se kemi driveway personale,por te tjere nuk kane dhe parkonin ne rruge,ketyre u shtoheshin dhe makinat e parkuara perkohesisht nga prinder qe merrnin/shpinin femijet ne shkolle.Gradualisht popullsia ne rrugen tone u shtua dhe tani as qe behet me fjale te parkohet vetem nga nje ane kur bie bore, sic kerkon policia,por dhe vendet e parkimit,dimer e vere njerezit i zene me karrige,bidona e kone qe te mos ua zere dikush tjeter,jo si me pare qe parkonin ku te donin.E thashe si shembull per te treguar se cfare i sjell mbipopullimi parkimit ne nje rruge,po trafikut ne Tiranen qe u krijua si qytet per 250-300000 banore,cfare i sjell nje mbipopullim qe po afron nje milionshin??!!
PërgjigjuCkeni qe vetem vrer nxirrni per unazen. Shume gje e mire qe u be, ishte domosdoshmeri. Ka nevoje per gjera te tjera? Sigurisht: Permiresimi i te gjitha hyrjeve, vecanerisht ajo e doganes ku duhen shtuar korsite qe te cojne ne unaze. Ndertimi i mbikalimeve mundesisht ne te gjitha kryqezimet kryesore brenda unazes. Disiplinimi i trafikut me rruge me drejtim unik. Permiresimi i sistemit te semaforeve ne baze te traffikut dhe rush hours. Dhe konfiskimi i mjeteve te drogaxhijve dhe kodosheve qe vije verdalle gjithe diten dhe nuk pjerdhin per polic e rregulla qarkullimi
Përgjigjutrafik si ne afrike,,,,shtet leshi....
PërgjigjuSe po lexoj me vemendje te gjitha komentet . O njerez nuk se cfare ti bej ura ,kalimet ,nenkalimet apo edhe grykat e shisheve . Duhet transport publik ! Cdo person apo individ ne Shqiperi perdor automjet personal per cdo levizje qe do bej , ky eshte problemi . Duhen bere tramvaj , metro nentokesore, madje edhe perdorimi i bicikletave qe te lirohen rruget .
Përgjigjume ca ta bej metrone metrone spo e ben dot londra do e bej shqiperia ... ku do kaloj metroja posht pallateve te 21 hahaha
Asgjë nuk e rregullon edukatën e shoferëve tanë në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm!! Shto pastaj edhe lesh e linë e rrugëve që nuk kanë një sistem të qartë dhe të studiuar. Rregullon një segment por ai shkon dëm sepse ka pesë degëzime që e bllokojnë se s'bën në një pikë.
PërgjigjuParimi i "GRYKËS SË SHISHES" është stili i rrugëve të ndërtuara nga Qeveria aktuale dhe që kanë kushtuar 5 herë më shtrenjtë se vendet e Rajonit. Kështu është tek Kaza Itslia,Astiri,Fabrika e Miellit,Kopshti Botanik, e me radhë. Qëllimi? 1.Për të torturuar qytetarët. 2.Për të mbushur xhepat e qeveritarëve
PërgjigjuTek sheshi shqiponja qe vjen nga DURRSI hymja per Laprak asht skandal me te vertet nje gabim I madh I projektuesve fiks siç shkrun artikulli aty ngushtohen korsite dhe rruga merr formen e nje GRYKE SHISHEJE!!Ka munsi korigjimi per menimin tem por ne venin tone duhet te kalojn nja 30 vjet qe dikush te kujtohet e ta korigjojn!!
Përgjigju400 miljon euro u moren . Vazhdoni votoni Ramen?
Përgjigju