Report Tv sjell pamjet me dron, një grup i vogël militantësh në protestën e Berishës! Bardhi e Meta e lënë vetëm drejt arrestimit

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e SPAK që i jep autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim për aferën 'Partizani'. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit, ndërsa SPAK e ka rrugën e lirë për t’i vënë prangat.  

Berisha u braktis sërish edhe nga militantët e tij, të cilët ishin shumë të paktë në numër në protestën e zhvilluar para Kuvendit. Siç shihet edhe nga këto pamje që Report Tv sjell me dron, në protestë kanë marrë pjesë vetëm një grup i vogël militantësh, bashkë me të bijën Argita. Në pamje shihet se protestuesit janë më të paktë në numër se në protestën e zhvilluar ditën e hënë, kur u mblodh Këshilli i Mandateve.

Në këtë ditë të vështirë, krah Berishës nuk u pa as aleati i tij Ilir Meta, duke zgjedhur që ta lërë të vetëm në rrugën drejt arrestimit. Ai zgjodhi ta mbronte Berishën në një deklaratë për mediat, ndërsa sa i takon mungesës në protestë tha se do jetë sipas rastit, në ato protesta në mbrojtje të parlamentarizmit dhe demokracisë.

"Do jem sipas rastit edhe unë do jem, edhe drejtues të PL do jenë. Përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të Berishës apo dikujt tjetër, por në mbrojtje të parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit", tha Meta. 

Madje, edhe Gazment Bardhi i cili ka bashkëpunuar me Berishën në kaosin e Kuvendit nuk u pa në protestë, por ai e mori në mbrojtje Berishën me një status në rrjetet sociale

Në seancën që zgjati vetëm 9 minuta iu hap rrugë arrestimit të Berishës, ndërsa tashmë SPAK do t’i drejtohet GJKKO me kërkesën për shtrëngimin e masës nga 'detyrim paraqitjeje' në ‘arrest shtëpie’ ose ‘arrest në burg’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Meta nuk sqaron mungesën në protestën e Berishës: Do jem sipas rastit, mbështesim çdo protestë në mbrojtje të demokracisë dhe opozitarizmit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk u shfaq sot krah Sali Berishës në protestën e thirrur ndërsa Kuvendi miratoi autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte në protestë, Meta nuk e sqaroi mungesën e tij, por tha tha se me raste do jetë dhe se do mbështesë çdo protestë në mbrojtje të parlamentarizmit dhe demokracisë

“Kanë qenë do jem sipas rastit edhe unë do jem, edhe drejtues të PL do jenë. Përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të Berishës apo dikujt tjetër, por në mbrojtje të parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit, kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Pa asnjë dyshim në çdo nismë që synon gjallërimin e opozitarizimit në vend

Nuk ka asnjë arsye të tillë, ne jemi bashkë në çdo çështje që është në interes të opozitarizmit, demokracisë”, tha Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezha: 22/12/2023 09:05

    Une I bie me te fortit dhe e kpus ne mes....

    Përgjigju
  • Kuli: 21/12/2023 15:45

    Paqja e shumepritur per Edin po afron. Tani ai do kuptoje ceshte te plackitesh pa te bere zhurme sala te veshi.

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/12/2023 11:52

    Ike o spiun Serbie ike, me gjithè zgjebet qè i mbaje pèr luanè por qè tè dolèn si vetja, lepuj ngatèrrestarè qè jetojnè me plaçkèn e vjedhur dhe bukèn e tradhtisè. Mbytu Sali. Paç kèmbèn e mbarè dhe tè ardhshin mbrapa tè gjithè hajdutèt qè e kanè vjedhur dhe akoma e vjedhin kètè vènd, duke filluar nga hajdutèt dhe vrasèsit e familjes tènde biologjike.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/12/2023 11:04

    Revolucioni ???????????????????????????? qe do rrezoj CUBIN e gjate!!!!!!!! Kete radh e paska me gjith mend ????????????????????????

    Përgjigju
  • e drejta: 21/12/2023 11:00

    21 DHJETORI DUHET TE SHPALLET DITE FESTE PER SHQIPETARET NE MBARE BOTEN...SHQIPERIA NGA SOT DO TE JETE ME PAK E KORRUPTUAR, ME PAK E SHKATERUAR DHE SHUME E ME SHUME E PASTER. BANDITI BERISHA-KARAXHIXH ME NE FUND ESHTE KO

    Përgjigju
  • Taypi: 21/12/2023 10:43

    Kaq e kishe sali.. Ne burg do te dale shpirti me gjith kelyshet e tu

    Përgjigju
  • igli: 21/12/2023 10:42

    edhe ilir meta duhet arrestuar,,,te dy bashke kane vjedhur...

    Përgjigju
    • Artan: 22/12/2023 07:30

      @Hahahaha Te jesh i sigurt qe ilir floriri ka vjedhur me shume se gjithe shqiptaret te mar sebashku. Keshtu qe me rradh do i vij koha te gjithve.

    • Hahahaha: 22/12/2023 00:01

      Gjysma e shqiptareve ne shqiperi kan vjedhur, pra dmth i bie qe gjysma e shqiptareve te shkojn ne burg.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja