Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit në Tiranë! Inxhinieri: 'Audi' ishte me 194 km/h! Të vendosen me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë

Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga dhe humbën jetën tre të rinjtë, Klevis Rucaj me 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini.

Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu thotë se drejtuesi i automjetit ka frenuar por nuk ka arritur të parandalojë goditjen. Hasanaj sqaron se nuk po lëvizte me shpejtësinë 270 km/h por e 194 km/h të cilën arriti ta ulte deri në 130 km/h kur u përplas me barrierën dhe 'fluturoi' për 28 metra.

'Audi' doli nga rruga dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës për të përplasur një tjetër mjet që ishte në lëvizje me shpejtësinë 106 km/h.

“Drejtuesi i automjetit ka vepruar me sistem frenimi dhe më pas mjeti ka kaluar në emergjencë. Hapësira dhe koha për të shmangur goditjen ka qenë e pamundur. Nga llogaritja, ka qenë me shpejtësinë 194 km/h dhe ka tentuar të frenojë çka ja ka ulur pak shpejtësinë dhe në momentin e hedhjes ka qenë 130 km/h. Automjeti është hedhur për 28 metra. Automjeti Hunday ka qenë 105 km/h. Hedhja është me 28 metra Mjeti Audi është rrotulluar 360 gradë. Barriera mban goditje veç me motor ose biçikletë, jo me automjet”, tha Hasanaj.

Sipas inxhinierit Hasanaj, duhen marrë masa për rritjen e cilësisë së barrierave mbrojtëse, duke i bërë thirrje Entit Pronar të Rrugës pasi mbajnë goditjet e motorëve e biçikletave, por jo të automjeteve. E vetmja mënyrë që mund të shmangen aksidente të kësaj natyre, sipas Hasanajt bëhet me vendosje të kolonave të paktën 70 cm në tokë ndërsa pjesa fundore thotë se duhet të mbulohet me bulon. Në përfundim, inxhinieri theksoi se duhen vënë me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë që janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

"Barriera mund të mbajë goditje vetëm me motor dhe bicikletë, nuk mban goditje me automjet. Qëllimi i barrierës mbrojtëse është të kthejë automjetin në rrugë dhe të mos e lejojë të kalojë në korsinë e sensit të kundërt. Në rastin konkret nuk e ka përmbushur se kolona vertikale e barrierës është vendosur mbi beton. Si duhet të ishte? 70 cm në tokë dhe pjesa fundore e pllakës duhet të betonohej dhe të kapej me bulona. 

Barrierat projektohen për kënd 15-20 gradë. Për një moment humbet kontrollin dhe kthehet në rrugë. Në rastin konkret, karakteristikat gjeometrike të rrethrrotullimit, automjetet që vijnë nga Farka drejt TEG-ut vijnë me kënd thuajse 90 gradë. Automjeti e ka goditur me kënd 55 gradë ndaj nuk mund të mbajë.

Enti Pronar i Rrugës duhet të marrë masa. Barrierat e sigurisë janë në funksion të kategorisë së rrugës. Duke parë rrezikshmërinë që automjetet mund ta godasin, Enti Pronar duhet të merrte masa, të instalonte barrierat në përputhje me standardet e BE. Nëse këtu do ishte vedndosur barrierë e nivelit të lartë të kategroisë H4B. Nëse vendosen 2 barriera mund të ketë goditje edhe me kamion. Të vendoset me urgjencë barriera e kategorisë së lartë të mbajtjes së ngarkesës", tha Hasanaj.

Audi’ i drejtuar nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj, që vinte nga Farka në Unazën e Madhe Lindore të Tiranës çau barrierat në rrreth-rrotullimin e TEG-ut dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës dhe ranë sipër një automjeti Hyundai që ishte në lëvizje.

I riu ndërroi jetë së bashku me 2 pasagjeret në makinën e tij Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe. Të plagosur mbetën 3 anëtarë të një familje në automjetin e goditur nga lart, që po lëviznin në drejtim të Elbasanit, gjendja e të cilëve raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zoro: 14/03/2023 03:08

    ky shtet rrugac ,,i ndyre ,,dhe kriminal,,,nuk e ka per gje se vdiqen tre te rinj 20 vjec,, edhe po te vdesin 300 veta prape keta palaco qeveritare e ministra nuk e kane asgje...sepse keta kane hall te vjedhin arken e shtetit,,,me tendera korruptive,,si onceneratoret,,tenderat e rrugeve,,urave,,etj...se po te donin keta popullin ,,nuk e vidhnin,,e as nuk e largonin jashte -shtetit....por ja rritnin rrogat,,dhe i hapnin pune ketu....sot e pranuan qe bordurat nuk jane fare ne standartet europiane,,,kush mban pergjegjsi,, asnjeri....

    Përgjigju
  • tani: 13/03/2023 19:36

    une qe flas,,flas sepse kam pare sesi jane keto vepra ne anerike,,,,shteti i vrau keta te rinj me audi,,..shteti dhe firma ndertuese te hidhen ne gjygj nga familiaret e te rinjve,,per pune korruptive dhe kriminale,, dhe te kerkohet 1 milion euro dem per cdo te vrare ne kete aksident....

    Përgjigju
  • tani: 13/03/2023 19:28

    shume komentues ketu flasin si e ema e zeqos nga maja e thanes,,,si kjo iris deb....lja,,,,apo ndonje tjeter,,logos dhe ariani komentojne tamam,,,,AUDI NUK KA QENE ME 190 KM /ORE....MAKSIMUMI KA QENE ME 80 KM/ORE,,SEPSE EDHE KA FRENUAR 30 M....KOMENTET E SHTETIT ME ANE TE GJOJA SPECIALISTEVE ESHTE BERE PER TE MBULUAR VEPRAT KORRUPTIVE DHE PUNE PUBLIKE TE BERA PA PLAN ,,PA SIGURI PER JETEN,,,SEPSE NE ATE RROTULLAME TE MADHE ESHTE E DETYRUESHME QE TE KETE RRETHIM ME BETON TE FORTE 1M,,OSE 1.3M.ME TROTUAR 20-25 CM TROTUAR...DHE MBAS BETONIT 2 M RRJETE QE NJEREZIT TE MOS HEDHIN GURE NE MAKINAT QE LEVIZIN POSHTE....PSE SHTETI NUK E KA BERE KESHTU,,SEPSE ESHTE E QARTE QE DO TE VJEDHE.....AUDI NUK DO BINTE POSHTE PO TE KISHTE BERDURE BETONI...DHE NDOSHTA NUK DO VDISNIN...KY SHTET VRET PERDITE ME INKOPETENCEN E VET......POLICIA N.Q.S.ESHTE E RREGULLT E NXJERR FOTON E KILOMETRAZHIT....POR NUK E NXJERRIN.....

    Përgjigju
  • Iris: 13/03/2023 00:22

    Cfaredo te kete qene shpejtesia e tij,duket qe eshte shume me e larte se e makinave te tjera qe ecin ne te njejtin drejtim e kohe me te dhe per kete mjafton videoja live,s'ka nevoje per nje 3D rikrijim.Tani, nese ka qene duke biseduar me pasagjeret dhe eshte c'vemendeur,apo shpejtesia e madhe dhe drejtimi i vektorit per inerci jashte kurbezimit te rrethrrotullimit kane ndikuar,e verteta eshte qe ai nuk kishte shpetim.Edhe po te kishte patur barriera me te forta,mund te mos kishte fluturuar,por njelloj do te vritej nga forca e perplasjes.Mund te te falin ligjet e shtetit edhe kur merr 5 gjoba,por ligjet e fizikes jane te pameshireshme,nuk te falin.

    Përgjigju
    • A. N.: 13/03/2023 08:18

      Nuk eshte puna a do viritej apo jo nga barriera. Ne kete rast barriera dopjo dhe e forte mbron te tjeret poshte te cilet nuk kane piken e fajit nqs dikush i fluturon nga lart. Normalish me ate perplasje dhe rikthim mbrapsht do kishte goditur rrezikuar ndonje makine lart por gjithsesi goditja do kshte qene pak me e zbutur. Me pak fjale nqs dikush ka nevoje te thyeje qafen, ta beje vetem dhe neper rruge ku nuk ka trafik ne menyre qe mos te demtoje te tjetet perreth.

  • Shoferi: 12/03/2023 22:14

    Duhet ashpersuar ligji, e duhet zbatuar penalitetet per keta kamikaze. Kete rradhe vrau veten, bukur fort. Neser vret te tjere. Duet rritur mosha per patennte, Duhet applikuar 0 tolerance per alkolin dhe drogen ne timon. Gjobat per shpejtesine duhet te jene progresivenga minimalja tek maksimalja me konfiskim te mjetit, dhe heqje patente me vite jo me dite e muaj.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 12/03/2023 19:26

    Te percaktohet me ligje:-cdo tejkalim deri ne 5%te shpejtesise te falet,te mjaftohet me keshillim ,por kur nuk Ka pasojat.-cdo tejkalim deri ne 20% te ndeshkohet me gjobe te majme dhe bllokimi patente te perkohshem.Kue perseritet,kur eshte ne gjendjen te dehur,ti hiqet patenta pergjithmine.Vini re,ne kater muaj 5raste te tejkalimit te shpejtesise.I eshte dukur vehtja i paprekshem.-cdo tejkalim mbi 20% te cilesohet vrasje ne tentative,kur Ka viktimat vrasje me dashje..Edhe muri betoni te behet,keta lloj njerezish do te kryejne akte ne rruge.Asnje leshim per ta.

    Përgjigju
  • Firma qe ka bere punimet duhet gijobitur.: 12/03/2023 18:55

    Barrierat duhet te kthejne mbrapsht goditjen dhe ne pozicionin qe kishte, duhet te ishte nje barriere me dyfishe, double, pra duhet te kishte nje barriere te pare dhe nje tjeter super sigurie. Shpresojme qe keto lloj barrierash te mos jene vene ne rrugen e Arbrit. Merreni me mend sikur ne vend te Audit te kishte qene nje kamion i tonazhit te larte, apo nje betoniere.

    Përgjigju
  • Logos: 12/03/2023 18:55

    Eshte e pamundur te kete qene me 194 kmh. Nga video e re e publikuar dje, makina ben rreth 170m per rreth 6 sekonda, 28.3 m/s ose 102 km/h shpejtesi mesatare. Keto matje jane te verifikueshme me hapesire gabimi +/- 10%. Pra ka qene me shpejtesi mesatare 102-112kmh. Shto faktin qe ne 30-40m e metrat e fundit ka frenuar, ne barriere eshte perplasur me nje shpejtesi prej 65-85kmh. Po te kishte shtet dhe shoqeri civile ky vend, sot prokuroria duhet te kishte prere flete arresti per firmen ndertuese, ministra etj etj.

    Përgjigju
  • Sotir: 12/03/2023 17:58

    Dmth po te kishte barrier me te fort do kishin vdekur mbi mbikalim dhe jo nen mbikalim. Ore po ai qe vodhi lopen nuk ka faj fare ???

    Përgjigju
  • ARIAN: 12/03/2023 17:57

    Rrethrrotullimi është krejtësisht i gabuar! Shteti ka bërë një gabim. Në duhet të jetë i tipit urë në Shqipëri. Rrethrrotullimi është për vendet e qytetëruara ku ekziston ligji dhe rendi me nivel të mirë arsimor. Më vjen keq por kjo është. Një gabim shtetëror. Do vijne shume aksidente te tjera..

    Përgjigju
  • tani: 12/03/2023 17:00

    nuk ka qene me 190 km/ore,,genjeni ,,nxirreni foton e kroskotit,,,ai ka qene a s'ka qene me 80km/ore.....po te kishte bordure betoni aty,ai nuk do binte poshte,,,,,e vrate ,,sepse doni te vidhni fondet per te bere rruge te sigurta......qeveri hajdutesh ..

    Përgjigju
    • Prit prit se do shkosh: 12/03/2023 19:01

      EDHE VIDIO NE TIKTOK QE NXJERE I NDJERI ESHTE ME 27 KM/H JO ME E 270.. e ka fajin ai qe beri tiktokun... injoranca ska brina.... ca thu o nita... Ai mori nqaf dy vajza ne fillim te jetes....

    • Hako: 12/03/2023 18:45

      Po te ishte bordure betoni do te behej pete apo do te digjej teresisht. Rruget jane mjaft te mira per njerezit, Rruget u bene, por tani duhet punuar qe te "bejme" njerezit njerez.

    • @Tani: 12/03/2023 18:41

      Rasti eshte fatkeq por 25 m fluturim nuk besoj se behen me 80 km ne ore. Edhe po mos te levizte bordura te tre fatkeqet do kishin vdekur nga perplasja. Shpejtesia vret, kjo duhet ngulitur mire ne koke. Jemi deshmitare te piloteve vrases ne rruge cdo dite. Nuk ju urojme te keqen por duhen ndalur. Ngushellime familjareve per kete dhimbje te tmershme. I vrau shpejtesia jo shteti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja