Report Tv zbardh raportin/ 280 vatra të qëllimshme nëpër Shqipëri, ja 3 qarqet më të prekura

280 vatra zjarri që kanë shkaktuar djegien e mbi 100 hektarëve pyeje në zona urbane dhe parqet e mbrojtura përgjatë muajit gusht në vendin tonë janë shkaktuar nga njeriu me zjarrvënine të qëllimshme, nga pakujdesia e djegies së kullotave dhe hedhja e cigareve.

ReportTv ka siguruar raportin e detajuar të mbrojtja nga zjarri ku sipas Emergjencave Civile rezulton se qarku i Elbasan kryeson me 49 vatra zjarri, Shkodra me 42 vatra zjarri, ndjekur nga Dibra me 39 vatra zjarri.

Prej disa kohësh me vendim qeverie shërbimi zjarrfikës është dislokuar pranë çdo bashkie, por sipas këtij raporti disa bashki nuk e ofrojnë këtë shërbim për shkak të mospasjes me mjete si dhe nuk kanë koordinuar me bashkitë fqinje ku ka zjarrfikëse.

Ky raport nxjerr në pah se grupet e vullnetarëve të krijuara nga krerët e bashkive për shuarjen e zjarrit nuk kanë funksionuar dhe qytetarët janë angazhuar për shuarjen e flakëve vetëm në rastet kur është rrezikuar jeta apo banesa e tyre.

Edhe qarku i Vlorës ka pasur 28 vatra zjarresh ku situate më kritike ka qenë në datat 28-29 gusht në ndërsa sipërfaqja ka qenë më e madhe me 218h ku nuk kanë shpëtuar as drurët frutorë si ulliri në zonën e Delvinës.

Ky raport përcjellë tashmë institucioneve shtetërore nxjerr në pah se “pirromanët” apo personat që vënë zjarret e qwllimshme nuk ndëshkohen apo arrestohen nga policia.

Siç dhe shihni në këtë faksimile thuhet se ka “Punë të pamjaftueshme nga strukturat përkatëse ligjzbatuese, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave zjarrvënës. Rezulton se, shkak për rënien e zjarreve është kryesisht nga djegia e sipërfaqeve të kullotave nga barinjtë, zjarrvënie të qëllimshme,  papërgjegjshmëria e veprimeve të personave të ndryshme, djegia e barishteve në sipërfaqet e arave nga fermerët para mbjelljeve, hedhja pakujdes në ambiente të ndjeshme ndaj zjarreve dhe sendeve të ndezura që shkaktojnë vatra zjarri, siç janë cigaret, etj”.

Përgjatë gushtit në dy vatrat e zjarrit si Shëngjin dhe Delvinë është kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët për të ndërhyrë nga ajri me forcat e Malit të Zi dhe Greqisë, ndërsa vënia në kontroll e këtyre vatrave ka bërë që të anulohen më pas këto operacione.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi_vlore: 31/08/2019 13:27

    Ne burg ti futin te gjith tu Qr legenave Ne emer te bukes se gojes dhe te djerses se ballit djegin shqiprin vit per vit e kan ber ate vend shkrumb e hi . Ne burg 5 vjet pa te drejt apeli plus sekuestrim prone per demet materiale , ta shikojn pastaj e ndezin me zjarrin a jo ..

    Përgjigju
  • 007: 31/08/2019 12:59

    Plasini pas hekurave maskarenjt. Me keto temperatura digjet toka Jo me bimesia. Kur i thon llajfit tani ndizet ne uje Kush ndez zjarr tani esht kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën