Report TV zbardh vendimin
amnistia e 2014 shpëtoi Mziun

Report TV zbardh vendimin<br />amnistia e 2014 shpëtoi Mziun
Kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu, dhe dy vartësit e tij Atli Hoti dhe Bujar Loshi nuk kanë shkelur asnjë ligj dhe nuk i kanë shkaktuar shtetit asnjë dëm ekonomik në buxhet ndaj ata shpallen të pafajshëm.
 
Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit me nr 496 dt. 22 Prill 2016 ku në 44 faqet e këtij vendimi argumenti që i ka dhënë pafajësinë Mziut është amnistia e miratuar në vitin 2014 për kundravajtjen penale.

Në faqen 31 të këtij vendimi pranohet se në një episod në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale të Bashkisë me kompaninë që garonte në tender ka patur një shpërdorim detyre nga Mziu dhe vartësit e tij.
 
Ne rastin konkret siç thuhet edhe në vendimin e Gjykatës së Faktit, të pandehurit, duke mos zbatuar vendimin e përmbaruesit gjyqësor kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

faksimile xhelal mziu
 ( Vendimi i Gjykatës së Apelit që i dha pafajësinë Xhelal Mziut)

Gjykata e Apelit çmon, se kjo është një vepër penale e posaçme e parashikuar nga neni 320 të K.Penal, siç është “Pengimi për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës”, siç duheshin akuzuar konkretisht.

Kjo vepër penale është kundravajtje dhe nga aktet rezulton se i përket vitit 2012 dhe 2013. Në bazë të ligjit 22/2014 “Për dhënie Aministie”, kjo vepër penale është amnistuar sipas nenit 5 të këtij ligji"- sqaron në vendimin e saj Gjykata e Apelit.

Ky vendim u mor më 22 Prill nga Kolegji Penal me gjyqtarët Lefter Jahaj, Fatmira Hajdari dhe Maria Qirjazi. 

Kur duhen dhe 5 ditë nga afati ligjor i Prokurorisë për të apeluar pafajësinë e Mziut në Gjykatën e Lartë, zyrtarisht organi i akuzës nuk ka bërë një kërkesë të tillë. Por pas kronikës në Report Tv, Prokuroria njoftoi se ka dorëzuar kërkesën disa ditë më parë për rikthimin në burg të Xhelal Mziut. Pavarësisht kësaj, kërkesa për rekurs nuk pasqyrohet në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia