Report Tv zbulon listën e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të dhënat e tjera konfidenciale të shqiptarëve

Prej një jave tashmë 'arenën politike' në vend e ka pushtuar debati dhe ethet e 'patronazhistëve'. Një 'skandal' i ngritur si një 'furtunë në një gotë uji' nga opozita, duke përfshirë edhe angazhimin dhe rebelimin e jashtëzakonshëm të Presidentit Ilir Meta, i cili i vuri vetes misionin të shpartallonte 'ushtrinë patronazhiste' të PS-së.

Por Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërteton atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, se edhe partitë e tjera opozitare kanë të njëjtën sistem si punë të përditshme të tyre. Lista që Report Tv ka siguruar është një pjesë e gjithë asaj që zotëron PD, e cila nuk ka një database të plotë por të copëtuar,.  

E gjithë kjo histori vërtetohet se është një hipokrizi e nivelit më të lartë në radhët opozitës si 'e rebeluar dhe revoltuar' nga 'përdorimi i tmerrshëm dhe skandaloz sipas saj i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë' siç pretendonin ata.

Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga Partia Demokratike.

Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çobaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se paraditen e sotme konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë e ka pranuar publikisht edhe gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Ai shkruan se vetë e ka përdorur këtë database kur ishte pranë Partisë Demokratike.

Tani pas publikimit të këtij dokumenti më shumë sesa reagime të forcave politike, të cilat sigurisht do të futen në debatin e zakonshëm politik, me shumë interes pritet se çdo të bëjë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ditët e fundit i dha vetës misionin e demaskimit të patronazhistëve të Partisë Socialiste. A do të ketë të njëjtin reagim edhe për patronazhistët e Partisë Demokratike?! Një pikëpyetje që vetë Presidenti do të duhet ta sqarojë.

 

Jurgen Baçi patronazhist i PD

 

Besnik Çobaj patronazhist i PD

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rom6: 20/04/2021 20:14

    Aman nxirrini se dua te shof ke me kane vënë kta te PD se,

    Përgjigju
  • O tej: 20/04/2021 16:57

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • B*3: 20/04/2021 16:12

    Ne shqiptareve te Brukselit na vijne flyers dhe publicitet nga te gjitha partite politike ku ka kandidate shqiptare, biles ne gjuhen shqipe. Nga i gjeten adresat tona, pervec se tek regjistri nacional? Edhe mua, sa me vijne ato letrat, ku cdo kandidat kujtohet per patriotet e tij vec per votat, i flak ne koshin e pleherave. Merruni me gjera me te rendesishme njerez. Fatkeqesi ne Shqiperi jane mediat te cilat pa pike etike nxjerrin nr e telefonave dhe te kartave te identitetit dhe kjo con ne me teper vjedhje te dhenash personale se sa nje Parti politike qe ka lista (majtas apo djathtas). Listat perdoren qe partite te kene +/- nje ide se sa vota mund te fitojne. PD + LSI po tallen me injorancen e popullit e duan te perfundojne duke bere shume zhurme per asgje. Shendet!

    Përgjigju
  • robi: 20/04/2021 16:06

    Kesaj radhe Agush Habib Burgiba do mare hanxharin dhe do niset drejt selise se patronazistave te pd dhe do tu a pres doren me hanxhar ndonjerit qe te zene mend.

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/04/2021 15:19

    Keto te PD akoma se kane kuptuar qe nuk vjen dot ne pushtet nepermjet Babalizimeve... preferoj fushatat 4D se sa keto lloj shpifje super te konsumuara nder vite.

    Përgjigju
  • A ka parti me hileqare dhe terroriste se PD-ja??: 20/04/2021 14:06

    PD-ja ua kishte te dhenat shqiptareve yyyy sa me heret, qe kur Genc Pollo beri Censusin. Qe atehere, te gjithe ne ishim ne kompjuterin e PD-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës