TIRANE - Vetëm 20 metra larg vendit vendit, ku ish-të dënuarit politikë qëndruan më shumë se 1 muaj në grevën e urisë, prehet trupi i pajetë i Shpëtim Karamuçës. Të thuash që u preh në një shtëpi mes të ngrohtit apo dhe familjarëve, nuk zë vend në këtë rast. I braktisur nga të gjithë, vetëm me mbështetjen e bashkëvuajtësve të tij dhe brenda një dhome të vogël, Karamuça ndau ditën e fundit të jetës me shpresën se dikush do të kujtohej për të, më shumë qeveria që t`i jepte dhe këstin e parë të dëmshpërblimit.
Gazeta Shqiptarja.com mundi të vështronte kushtet në të cilat jetonte Karamuça, por dhe shumë ish-të dënuar të tjerë, të cilët ndajnë kafshatën me njëri-tjetrin për të mbijetuar vrafërisë dhe skamjes. 74- vjeçari Karamuça kishte më shumë se 1 vit e gjysmë që jetonte në një ambient pa kushtet minimale të jetesës, të improvizuar për të kaluar ditët e ftohta të dimrit.
Karamuça ndërroi jetë mëngjesin e 22 dhjetorit në banesën e tij.
Shkrimin e plotë e lexoni në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) KLIKONI KETU
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greva e urisë nisi më 22 shtator