SHKODER- Në 07:00 të mëngjesit u takuam me Markun, shoferi i cili së bashku me At Joaqiunin e bën rrugën e Dukagjinit në çdo stinë një herë në muaj. Me festën e Pashkëve rikthehet edhe shpresa për banorët e zonës së Dukagjinit. U nisëm nga Shkodra në drejtim të Dukagjinit, At Joaquini e nisi lutjen për një rrugë të mbarë dhe menjëherë pas rreth 20 minutash, përballesh me një pamje të mrekullueshme, një frymëzim që të vjen nga kjo luginë e quajtur Lugina e Kirit e cila në historinë e egzistencës së saj ka njohur vetëm dhimbje dhe vuajtje për çdo banor të zonës. Pas 22 km rrugë me asfalt pjesa tjetër është rrugë e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet. At Joaquini tregon se i pëlqen shumë kjo zonë, ndjen një dashuri të veçantë edhe për njerëzit që jetojnë, por, siç pohon ai, ka mungesë të kujdesit dhe ndodhet shumë larg zhvillimit ekonomik, për çka ndjen keqardhje të madhe. Pas shkëputjes nga qyteti i Shkodrës dhe fshatrat e Komunës Postribë, fshati në kufi mes Dukagjinit dhe komunës është fshati Prekal, nga ky fshat për rreth 26 km të tjerë duhet të përshkohet aksi rrugor më i rrezikshëm në të gjithë territorin e Shkodrës. Kilometrat në këtë segment rrugor të rrezikshme, të trishtë dhe të bukur ecin shumë ngadalë. Rruga të ngjall trishtim kur kujton viktimat e 2007-ës që humbën jetën në ujërat e ftohtë të Lumit Kir, e sot kujtimi për ta ka mbetur i gdhendur në një pllakë guri, ndërsa rruga mbart mbi vete mallkimin e shumë familjeve të Dukagjinit. Pas rreth një orë e gjysëm udhëtim mbërrijmë në vendin e quajtur Guri i Mashës, në fshatin Kir të Komunës Pult të Dukagjinit, aty është kryqëzimi i rrugëve për në fshatrat Xhan, Plan, Pog dhe Kir. Komuna Pult e Dukagjinit përfshin 7 fshatra Kir, Xhan, Plan, Pog, Mgullë, Gjuraj dhe Bruçaj.
Pulti është një zonë mjaft e njohur, Principatë Ilire, e më vonë edhe qendër Ipeshkvnore, duke qënë bartësi kryesor i ruajtjes dhe shpërndarjes së fesë katolike gjatë pushtimit osman. Sot kjo zonë jeton në gërmadhat e Principatës së harruar, tek e cila në kohë dhe periudha të ndryshme kanë gjetur strehë fise të ndryshme. Tek Guri i Mashës takohemi me Motër Sandra Bartolotto, murgeshën katolike, e cila që në vitin 1998 punon si misionare në zonën e Dukagjinit, e quajtur ndryshe edhe "Famullitarja". Rruga shumë e vështirë çahet lehtësisht me "Range Roverin" që e nget motra Batolotto. Ajo na sqaron se për në fshatin Xhan rruga kalohet lehtë edhe pse dëbora e ka dëmtuar shumë. Marku e nis makinën nga Guri i Mashës e më tej, gjatë këtij rrugëtimi të lodhshëm, por plot bukuri natyrore shtëpitë në gjithë këtë zonë duken të shpërndara, shumë larg nga njëra-tjetra, sa që të krijohet përshtypja se fshati shtrihet në një territor të gjerë.
Rruga është shumë e vështirë, kujdesi i shoferit është maksimal. Zbresim ngadalë në breg të Lumit Kir, sipas banorëve të zonës në vendin e quajtur tek "Ura" e ndërtuar në vitin 1998 nga misionarët italianë, lartësia mbidetare është rreth 200 metra. Pas rreth 20 minutash ecje ngjitemi ngadalë dhe takojmë njerëzit e parë. Motër Sandra, e cila kishte marrë me vete edhe një thes me miell e dorëzon atë tek një shtëpi. Ajo këtu është murgeshë, mjeke, mësuese dhe famullitare. Pali, një djalë 17-vjeçar nga Xhani tregon se ka kryer vetëm 9 klasë, kjo pasi nuk ka mundësi për të kryer të mesmen, sepse sistemi arsimor për të mesmen nuk i ofrohet kësaj zone, ndërsa udhëtimi deri në qytetin e Shkodrës është i vështirë dhe pamundur për të. Në pamundësi për të zgjeruar njohuritë e tija edhe më tej, pavarësisht dëshirës së madhe, e vetmja mundësi që i ofron ky fshat i varfër është të kujdeset për kafshët e shtëpisë dhe punë të tjera të rëndomta. "Nuk kemi ndonjë punë të madhe, sepse mundësitë janë të vogla. Shkollën s'e vazhdova se s'kam lekë, me çfarë ta vazhdoj? Shokë pak kam këtu se kanë ikë të gjithë prej këtu, asht vështirë me jetue në këtë vend", tregon Pali.
PRIFTI, VIZITORI VETEM
Në majë të kodrës në lagjen Doçaj është godina që dikur ka shërbyer si qëndër e Ipeshkvisë së Pultit, ndërsa sot ajo shërben si shkollë e fshatit. Janë rreth 13 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, me vetëm një mësues. Mbërrijmë tek Kisha, dhe aty takojmë Petritin së bashku me dy banorë të fshatit, ato ishin njoftuar se sot do kishte meshë në këtë fshat. Ardhja e priftit një herë në muaj është vizita e vetme që i bëhet këtyre zonave. Petriti shprehet se gjatë verës fshati rritet për nga numri banorëve të cilët zgjedhin të kalojnë muajt e nxehtë ne ajrin e pastër të maleve veriore, ndërsa dimri sjell ne këtë fshat përgjumje, vetmi dhe vështirësi të mëdha, ndërsa vizita e vetme që falin kënaqësi për këta banorë mbetet vetëm ardhja e priftit dhe e murgeshës: "Ky dimër ka qenë shumë i vështirë, ushqime kemi pasur. Kemi perparue mirëboll, mbasi shpëtueme gjallë e pa sëmundje", thonë banorët. Në këtë fshat deri në vitin 1990 kanë jetuar rreth 100 familje, vështirësitë ekonomike dhe shkatërrimi dalëngadalë i çdo objekti funksional në këtë zonë detyroi banorët të nisen drejt qytetit të Shkodrës dhe zonave fushore. "Këtu mungon çdo gjë, fëmijët nuk kanë mësues, rruga është e shkatërruar, energjia elektrike është shumë e dobët, të vetmin burim jetese e kemi me kafshët, prodhimet e të cilave është shumë vështirë t'i shesim, sepse mungon transporti", tregon 22-vjeçari Nikollë Bubja. Ai shton se: "Jemi munduar që të bëjmë një fushë futbolli, por s'ka kush të luajë. Të gjithë kanë ik. Shkollën nuk e kam përfunduar, s'kam asnjë prespektivë, vetëm të merrem me bagëtinë". Marku më tregon se sa herë që vjen në këto zona mbushet plot me energji pozitive, banorët janë të gjallë edhe pse me vuajtje të mëdha mbi shpatullat e tyre. "Krenaria e tyre është për tu admiruar. Rradhë ndonjëherë ndodh që të vijmë këtu e të mos na thërrasin në shtëpi, siç ndodh edhe sot" thotë Marku.
"S'KA VOTA, S'KA INVESTIME"
Kristiani një djalë i ri nga mosha, shumë energjik, i mësuar me traditën e bujarisë dhe mikëpritjes, karakteristike për zonat e malësisë, na çon te shtëpia e tij. Nga maja e Kodrës së Doçajve e cila ndodhet në 1200 metra lartësi mbidetare, shihet e gjithë lugina e Xhanit, e cila nga njëra anë kufizohet me Malësinë e Madhe dhe nga ana tjetër me Shoshin dhe Shalën, dy zona të Dukagjinit. Aty takuam vëllain e tij më të madh Markun, i cili na sqaron se si e përballon jetën në këtë zonë: "Kam qenë emigrant në Itali, kam punuar në bujqësi dhe blegtori. Atje kuptova se bujqësia dhe blegtoria më kanë dhënë bukë edhe në vendin tim, kështu vendosa të kthehem. Nuk më mungon asgjë, mua e familjes time. Ekonomikisht jemi mirë. Unë brengosem shumë për shkollimin e fëmijëve të mi, dhe për rrugën e cila çdo ditë e më shumë po shkatërrohet. Këtu në këtë fshat përveç priftit dhe murgeshës nuk vjen asnjë njeri, ekzistojmë vetëm kur duhen votat që edhe ato i marrin në Shkodër, sepse atje janë shumica e banorëve. Këtu s'ka pse vjen kush për vota"! Sot në Xhan jetojnë rreth 30 frymë, shtëpitë e braktisura përgjatë gjithë luginës, shkatërrim i cili i përpinë dalë nga dalë bashkë me kohën, të kujtojnë tregimin e Skënder Drinit "I fundmi i Zotave", ku në një fshat të malësisë së mbi Shkodrës me rreth 50 shtëpi, kishte vetëm një banor, i cili çdo ditë i hapte dyert e banesave të fshatit, për t'i mbyllur në mbrëmje, me qëllim që të hiqte trishtimin e një fshati të braktisur. Marku, thotë se është zonë e bukur, por shumë e vështirë. "Jam mësuar me këtë rrugë sepse ka dhjetë vite që e bëj. Këtu çdo gjë është biologjike dhe e shëndetshme, por ka nevojë për infrastrukturë", thotë Marku.
TË BESOSH MË SHUMË MURGESHËN SE MJEKUN
Mark Kadarja, shoferi që na shoqëroi në udhëtimin tonë, punon për Caritas-in Dioqezan. Puna e tij është sa e bukur aq edhe e frikshme. Shtegtimi nëpër këto zona të ringjallin në kujtesë shkrimet e shenjta ku çdokush në momentet më të vështira të jetës jeton vetëm në shpresë të Zotit dhe të askujt tjetër. Por ndoshta kjo është e vetmja shpresë që këtë zonë e ka mbajtur të fortë, krenare dhe bujare. Pas shërbeses fetare nisemi për në fshatin Kir, zbritja nga kodra në drejtim të lumit është më e vështirë se ngjitja, pasi shtohet pesha e automjetit. Panorama e komoditetit që të ofron qyteti përballë panoramës së vështirë me të cilat përballen shqiptaret në zonat më të thella malore të çojnë tek një pyetje:"A ËSHTË EDHE KJO SHQIPËRI?". Në Kir ndeshim më shumë banorë, kjo për faktin se "rruga" kryesore e zonës së Dukagjinit përshkohet nëpër këtë fshat. Ngjitja deri tek Kisha është edhe më e vështirë, dëmtimet që ka lënë dëbora janë të mëdha çka shuan edhe shpresën se do ketë riparime të saj. Në oborrin e Kishës gjejmë rreth 50 persona, shumica gra dhe pleq, të cilët kanë ardhur për të marrë shërbesen e Zotit, por jo vetëm kaq. Motër Sandra kujdeset edhe për ilaçet e tyre, siç duket banorët e Kirit i besojnë më shumë murgeshës se sa mjekut, i cili një ditë në javë vjen në këtë zonë dhe kryen të gjitha vizitat. Karshi kishës së Zojës "Shën Premte", ndodhet godina e shkollës së fshatit dhe ambulanca. Godina e shkollës është tejet e amortizuar, pluhuri dhe papastërtia mbizotëron në çdo skaj të saj. Aleksi 12-vjeçar nxënës i kësaj shkolle tregon se mësuesit nuk vijnë rregullisht për të zhvilluar mësimin: "Unë dua të shkoj në shkollë, këtu janë shtatë mësues dhe vetëm 3 na vijnë, edhe ata një herë në javë"- thotë 12 vjeçari. Dimri ka qenë i vështirë për ta, trashësia e dëborës i ka kaluar 2 metrat, rruga është hapur me shumë vështirësi. Gjon Ndou, një tjetër banor i kësaj zone thotë "përgatitjet nuk i kemi bërë për një dimër kaq të eger dhe të gjatë". E ndërtuar me kontribut vullnetar, rruga Shkodër-Dukagjin, mbart mbi vete gjithë vuajtjet e banorëve të zonës dhe jo vetëm. Lugina e Kirit është ndër pjesët më të bukura, por e sigurt është vetëm nëse përshkohet në këmbë, është e ngushtë jo më shumë se 4 metra dhe pa asnjë mbrojtje. Zhurma e lumit Kir depërton përmes luginës qetësisht, një trajtshëm duke u bashkuar me qetësinë dëshpëruese të zonës. Teksa kthehemi me fuoristraden, e cila mjeshtërisht drejtohet nga Marku, rruga bëhët e padurueshme, e lodhshme dhe e frikshme. E lëmë pas zonen e Dukagjinit dhe në mbrëmje kthehemi në Shkodër në zhurmën dhe pluhurin e qytetit, sërish pas një muaji do jetë At Joaquini së bashku me Motër Sandrën që do i vizitojnë fshatrat që lamë pas.
(Shkrimi u botua dje ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com