Reportazh, Gadiela vajza
që lindi pas dy tragjedish

Reportazh, Gadiela vajza<br />që lindi pas dy tragjedish
TIRANE - Me kërkesë të vetë familjarëve të Florije Peçit, (foto) vajzës së aksidentit të Himarës, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht gjatë trajtimit të saj në Austri, materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ka mbyllur dyert për median. Ndonëse të gjithë flasin për të, thuajse është e pamundur që të mbërrish deri tek dhoma e saj.

Në katin e dytë të këtij spitali ku edhe ndodhet e shtruar Florija, mamitë të blindojnë në pyetje. Dhe kur binden që ne nuk e njohim mirë Florijen nuk na lënë të futemi. “Ju lutem nëse nuk jeni një e afërme që Florija ju njeh, nuk mund të futeni.

Aman se na kanë ardhur shumë gazetarë dhe kemi urdhër të mos lejojmë askënd”, - na thonë punonjëset që ndodhen tek hyrja e katit të dytë. Edhe i vëllai i Florijes, Gazmendi, na e thotë që pas “alo-së” së parë në telefon se “nëse je gazetare, ky nuk është një moment i përshtashëm. Na lini të qetësohemi”, - na thotë ai.

E megjithatë mezi arrijmë të takojmë, motrën e Florijes, Erisën, e cila që pas aksidentit tragjik të Himarës, nuk i është ndarë asnjë moment motrës së saj. Tashmë duket se ka edhe një arsye më shumë. Vogëlushen Gadiela, që ajo e quan ëngjëll. Erisa rrezaton lumturi në fytyrë, pamje e cila i kish munguar asaj që pas tragjedisë së të motrës.

“Florija po fle, na thotë ajo, - është e qetë dhe e lumtur. E ka pritur shumë mirë ardhjen e vajzës. Bebja është një engjëll i vërtetë dhe që tani ka filluar të ketë fuqi mbi ne. Na merr shumë malli për të pasi nuk na e lënë në dhomë, por e mbajnë te dhoma e bebeve të porsalindura.

Dje (e ka fjalën për ditën e martë kur edhe lindi Florija) erdhën të gjitha shoqet e fakultetit të Florijes. Ishin aq shumë të lumtura dhe madje edhe emrin ia vunë ata së bashku me zysh Teutën. U mërzitën pak që nuk mundën ta shikonin dhe sot u kam nisur një foto që ta shihnin.

“Në sytë e saj shikojmë një jetë më të mirë”, - na thoshin dhe mezi po presin deri sa të vijnë prapë. Është me të vërtetë një engjëll. Ajo na ka mbushur me shpresë, na ka ndryshuar, i ka dhënë një tjetër kuptim familjes sonë dhe ne do ta mbajmë këtë fëmijë, pavarësisht gjithçkaje që na ka ndodhur”, - na thotë e motra dhe në sytë e saj është e lehtë të dallosh shumë dashuri, dashuri për të cilën ka kaq shumë nevojë kjo vogëlushe.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim