ATHINË - "Ambelokipi" është një lagje pothuajse në qendër të Athinës, në pjesën më të madhe të saj e përbërë nga shtresa e mesme, apo ajo që mbetet, për shkak të krizës së gjatë.
Në qendrën e votimit zgjedhësit anojnë më shumë nga e majta, me pak ndryshime, por për të gjithë duket një rrugë e detyruar më shumë sesa një çështje entuziazmi.
"Nuk mendoj se Ciprasi i ka të gjitha zgjidhjet. Besoj se zgjidhja duhet të vijë nga ne grekët, me një ndryshim mentaliteti", thotë një zonjë e cila punon si mësuese.
"Kjo ngjan pak me vizitën te mjeku. Ti shkon, ai të thotë të marrësh një ilaç dhe ti shpreson se sëmundja do të kalojë. Por, vajtja te mjeku është një gjë që të takon ty ta zgjedhësh", shton ajo.
Një adoleshent mendon ndryshe.
"Unë votoj për të majtën e vërtetë, për Antarsya-n (akronim për Frontin e së Majtës Antikapitaliste - shën. përkth.) Pse? Sepse duhet t'i japim fund euros dhe Bashkimit Evropian. Boll kështu si jemi", thotë ai.
Një tjetër votues shfaqet me një stemë të SYRIZA-s.
"Unë votoj për Ciprasin sepse premton të bëjë diçka për politikat sociale që janë zhdukur. Ka nevojë për to pasi shumë njerëz janë keq ekonomikisht", thotë ai.
Ndërkohë, shkojmë drejt "Pangratit", lagje akoma më në qendër të Athinës.
Edhe kjo lagje përbëhet në pjesën më të madhe nga shtresa e mesme.
Në shkollën fillore, ku është vendosur qendra e votimit, votohet për SYRIZA-n.
Mes këtyre që votojnë për SYRIZA-n janë edhe dy prindër të rinj me dy fëmijë.
"Duhet të ndryshojmë. Absolutisht. A e dini se këtu njerëzit pothuajse nuk martohen më dhe nuk bëjnë fëmijë sepse nuk dinë si ta mbajnë familjen? A kemi të bëjmë me një vend normal këtu", thotë bashkëshorti, ndërkohë që e shoqja miraton në heshtje.
"Cipras? Sigurisht që nuk do t'i mbajë të gjitha premtimet, por më keq sesa kaq nuk ka ku shkon", shton ai.
Këtu është edhe një që voton për PASOK-un, Partia më dominuese Socialiste e vendit, tashmë e zvogëluar në pesë për qind të elektoratit.
"Venizelos mori pjesë në një qeveri që vendosi masa të forta, por të domosdoshme. Ndoshta do të humbë, por tregoi se besonte te ajo që bënte, edhe me koston e humbjes së votave", thotë ai.
"Por, Greqia preferon përrallat, premtimet dhe jo gjërat e bëra seriozisht", shton votuesi i PASOK-ut.
Megjithatë, shumë votues nuk përgjigjen.
Në zgjedhjet e sotme thuhet se diferencën do ta bëjnë të pavendosurit, që përbëjnë shtatë për qind të elektoratit dhe, kush e di, edhe ata që në sondazhe nuk kanë thënë kurrë se për kë do të votojnë duke rezervuar ndonjë surprizë./ATSH/
/Shqiptarja.com