'Shqipëria turistike'/ Kanioni i Langaricës, mes shkëmbinjve e ujërave termale! Destinacion për aventurierët e të apasionuarit pas natyrës

Për të shkuar në Kanionin e Langaricës udhëtojmë në aksin kombëtar Tepelenë-Përmet-Ersekë.  Fillimisht na shfaqen Ura e Leklit dhe ajo e Dragotit, monumente të mbrojtur nga shteti. Në hyrje të Përmetit marrim drejtimin lindor sipas tabelës për në "Llixhat e Bënjës". Rruga automobilistike deri në llixha është e asfaltuar. 

Këtu parkojmë makinën dhe pjesën tjetër të rrugës deri tek kanioni i Langaricës duhet ta përshkojmë në këmbë përreth një kilometër. Tek-tuk hyn dhe del në rrjedhën e ujërave termale derisa mbërrijmë në destinacion. Kanioni ndodhet rreth 200 metra larg burimeve termale ne të dyja anët e lumit të Langaricës. Kudo shfaqet natyra magjepse me bimësi të pasur, shpendë e kafshë të egra.

Kanioni i Langaricës është destinacion i preferuar për të huajt dhe vendasit. Teksa flasin për bukuritë natyrore, ata evidentojmë dhe problematikat.

"Kanionet janë përrallore, por duhet investim. Na pëlqen shumë, mendojmë të vijmë sërish vitet e tjera", thanë vendasit.

"Jam nga irlanda po bëjmë një tur në Shqipëri, dëgjuam për llixhat dhe erdhëm këtu për vetitë kurative që ata mbartin", shprehet turisti i huaj.

Ka nevojë për investime, si mirëmbajtja e rrugës për këmbësorët, hapja e shtigjeve apo dhe vendosja e tualeteve portabël, thotë shefi i zyrës së Turizmit në Bashkinë e Përmetit, Edjon Maliqi por pushteti lokal nuk mund të ndërhyjë pasi kanioni është zonë e mbrojtur.

"Ky është atraksion interesant që po frekuentohet çdo vit e më shumë. Në të majtë e të djathtë janë shpellat që kanë shërbyer si vendbanime të hershme. Normalisht që ka nevoje për investime për të krijuar facilitete për turistët", tha ai.

Me gjatësi 5 kilometra dhe lartësi që varion nga 150-200 metra kanioni i Langaricës në Përmet shquhet jo vetëm për vlerat natyrore, por edhe ato arkeologjike.  Për aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës, kanioni i Langaricës është destinacioni i duhur!

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion