Reportazh/ Mijëra shtegtarë nga
Amerika në Vatikan për Nënë Terezën

Reportazh/ Mijëra shtegtarë nga<br />Amerika në Vatikan për Nënë Terezën
Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, kulm i Vitit Shenjt të Mëshirës, me praninë e qindra autoriteteve të të gjitha natyrave e, sidomos, të mijëra njerëzve të thjeshtë. Por këtë herë në krye të vendit nuk do të jenë të mëdhenjtë e botës: është kremtim, që vë në vendin e nderit, ata që deshi e të cilëve u shërbei Nënë Tereza: të varfrit e saj, pranë saj, sa ishte në jetë, e të lartuar me Të, tani që shpallet Shenjtore! I jashtëzakonshëm edhe për këtë, ky kremtim, në të cilin sundojnë të varfrit e Nënë Terezës!

Kujtojmë se janë për udhë ose kanë arritur tashmë në Romë, një mori delegacionesh të rangut më të lartë, ardhur sidomos nga vendet që lidhen ngushtë me figurën madhore të Nënë Terezës. Kështu delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India e, doemos, nga viset ku vijojnë misionin bamirës motrat e dashurisë së krishterë. Pa llogaritur këtu, delegacionet kishtare dhe dyndjen e shtegtarëve të thjeshtë, e jo vetëm të krishterë. Natyrisht, shumë shumë shqiptarë, nga trojet e tyre e nga mbarë bota, ku janë shprishur.
 
 Nga Shqiperia, Kosova, e nga mbarë viset e Shqiptare,si dhe nga diaspora, janë nisur dhe jane duke u mbledhur një mori shtegtarësh,Shqiptare, që do të marrin pjesë në Meshën e së dielës, kryesuar nga Papa, në Sheshin e Shën Pjetrit.
 
 Por, nga Amerika, e larget kan udhetuar me shume se 1000 shtegtar, per te kremtuar ne Rome. Meshtari i Kishes Katolike Zoja e Shkodres ne Harstdale Nju Jork, Dom Pjeter Popaj, me rreth 200 besimtar, Dom Nou nga Kisha Zoja Pajtore ne Detroit, me me shume se 300 besimtare, nje grup tjeter udhehiqet nga ish kongresmeni Xhozef DioGuardi – presidenti i LQSHA, besimtare te tjere te krishter shqiptar nga Amerika, ne menyre familjare kan ardhur ne Seline Shejte per Nënë Tereza, dhe po e jetojne me emocione të thellë këtë ngjarje të madhe, e cila do te mbledhe me shume se 1 milion shtegtare, nga i gjithe planeti.
 
    Në përkim me thjeshtësinë e Nënës së të varfërve, edhe kremtimi i motrave të saj në Kalkutë: ndjekja e Meshës së shenjtërimit, do te ndiqet edhe përmes dy televizionve me kryesore dhe me te medhat shqiptare ne SHBA.
 
     Gjithashtu ne Vatikan kan mbrritur edhe Kongresmeni Eliot Engel me mikun e tij veprimtarin e njohur Harry Bajraktari , Elmi Berisha dhe Sabit Bytyqi.
 
    Ndersa Kisha katolike e Kosovës, e cila ka ardhur me me shume besimtare nga Kosova dhe me prijesit e kesaj Kishe,  organizon, nje ser aktivitetesh gjate ketyre diteve, dhe near prej tyre eshte sot të shtunën, më 3 shtator, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, koncertin e madh: “Himn për Nënë Terezën”, prelud i kremtimit të madh të dielës.
 
    Shumë bashkatdhetarë të tjerë, nga Zvicera. Anglia, Gjermania, Italia, Franca, vendet Skandinave, Australia dhe Argjentina, Arbereshet e Italisë, jane mbledhur dhe po presin për veprimtaritë e këtij rasti në Romë.
 
    Vetëm pak orë tashmë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, një koncert i jashtëzakonshëm po nderon murgeshën e famshme shqiptare në Bazilikën e Shën Palit, në Vatikanit. Divat e muzikes klasike, nje orkester e perbashket Simfonike nga Shqiperia dhe Kosova, si dhe Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Inva Mula, Elbenita Kajtazi, Rame Lahaj, Gezim Myshketa. Jusuf Beshiri Bujar Llapaj, Lorik Cana, etj janë disa nga artistët shqiptarë që janë bashkuar në këtë ngjarje të madhe historike.
 
 Eshte nje fakt, se  mbarë bota, e jo vetëm në Kishë, dhe Sheshin e Shejte te Shen Palit ku mblidhen me dhjetra mijera shtegtare dhe turiste nga e gjithe planeti, ne shqiptarve na njohin vetem nepermjet emrit te Nena Terezes.
 
    Kudo po jetohet me gëzim ne Rome keto dite nga pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës, figurë që është përtej çdo dallimi ndërmjet besojmave.
 
Ajo do te Shenjtërohet vetëm 19 vjet pas vdekjes.
E në një çast vërtet të rëndësishëm për Kishën katolike: në kulmin e Vitit Shenjt të asaj Mëshire, të cilën murgesha shqiptare, sa e thjeshtë, aq e madhe, e njohur edhe si Çmim Nobel për Paqen, e dëshmoi me jetë, në mënyrë të jashtëzakonshme.
 
Radio Vatikani tha se  ishte Papa Françesku ai, që propozoi, e edhe ngulmoi, që ky shenjtërim të kremtohej para se të mbyllej ky vit kaq i rëndësishëm për mbarë botën katolike. Viti i Mëshirës, me Shenjten e Mëshirës. Shenjtërimi, tejet i shpejtë, po të kemi parasysh se në këtë lartësi disa nga shenjtorët, që njohim e lusim, arritën nganjëherë jo vetëm pas shumë vitesh, por edhe pas shumë shekujsh.
 
Tereza Bojaxhiu, që shpejtoi gjithë jetën për t’i ndihmuar të mjerët, duke u bërë një rreze e dritës së Zotit për errësirën e botës, shpejtoi edhe tani, që të mund të ndërmjetësonte sa më shpejt, edhe nga qielli, për të varfërit e saj. Edhe pse nuk deshi kurrë të dukej. Ndoshta prandaj gjithë ky vlerësim! Shenjtërimi i saj po kremtohet nga mbarë bota si ngjarja më e madhe e Vitit të Mëshirës, që nisi më 8 dhjetor e do të përfundojë më 20 nëntorin e ardhshëm.
 
Duhet kujtuar se edhe Motrat e saj po organizojnë një sërë veprimtarish, ndërmjet të cilave, Mesha e sotme, kremtuar në një mori gjuhësh, në Bazilikën Romake të Shën Anastasisë, ku mund të nderohen edhe reliket e Shën Terezës.
 
Ne fasaden qendrore te Bazilikates eshte vendosur nje protret I madhe I Nena Terezes duke e future tashme protretin e Saj ne rradhen e Shejtorve te kishes Katolike ne mbare boten, dhe duke e bere Shejterimin e saj ne ngjarje te madhe boterore./ Gazetadielli


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë