Reportazh në botën arbërore të Sicilisë! Kështjella Calatamauro, fortesa me formën e një piramide trekëndore

Reportazh në botën arbërore të Sicilisë! Kështjella Calatamauro, fortesa me formën e një piramide trekëndore

Kështjella Calatamauro

Jo më larg se tre km nga qendra e Contessa Entellina\ Kundisa, gjendet një vend tjetër po aq historik edhe krenar sa Rocca Entellina, kështjella e Kalatamauro-s. Vizitoj këtë vend që emozionon sapo hyn në brendësi të saj.

Fortesa ka formën e një piramide trekëndore dhe e lartë 763 m, ku nga të gjitha anët e saj është vështirë të ngjitesh. Nga ajo lartësi duket çdo gjë në pëllëmbë të dorës. Sot shohim gjurmët e e një çisterne, e cila është ruajtur mjaft mirë.

Origjina e emrit, Calatamauro. Fortesa është greke, dhe jo arabe.  

Emri i fortesës  ishte Marv-Marvu-Mauro, ku Saraçent i shtuan prapashtesën Calat, që do të thoshte mali i Fortesës.  Historianët demostrojnë që kjo fortesë, nuk është arabe, por greke.

Një herë e në një kohë këto udhë ishin të banuara nga Scirotta e di Venera .

Në 1888 u zbulua një Necropoli, u zbuluan vazo Epiri di  terra cotta, me dinzenjo, monedha të luftrave punike, si edhe shkrime me alfabet grek.  Kjo kështjellë pas  kështjellës së Angioinve, u la në mëshirën e fatit.  ( Fonte Schierò Atanasio- Antico castello di Calatamauro,)

Shënim; Viti 1462-Disa ushtarë shqiptarë me shërbim në Bisir largohen nga Contessa\ Kundisa për të shkuar dhe mbrojtur Shqipërinë e pushtuar nga ottomanët.

Castello Vaccarizzo/ Kështjella Vakarico. E ashtuquajtura “Mero e Misto Impero”

Rreth tre km distante nga qëndra e Kundisës, ndodhet një tjetër kështjellë, ajo e Vakaricios. Ndësrsa përshkojmë Santa Margarita do të gjendemi në territorin  më latifondist të  Siciljes, Vaccarizzo, i cili deri në kohët e mesjetës, krijuan feudalët më të mëdhenjtë të kohës që në Kundisa\ Contessa Entellina ushtruan të ashtuquajturën “Mero e Misto Impero” . Në 7 janar 1678 dominuesi feudal u bë Baroni Giovan Stefano Oneta.  Baronia ishte e ndare në 18 tenute, ku secila dhe sot mban emrat e tyre edhe pse feudalizmi u hoq dhe pronat që nga 1819  u bënë të lira.  Foto Vallata di Vaccarizzo e Rocca di Entella.

Masseria Vaccarizzo\ Feudo  Vakarico

 

Në këtë territor gjejmë  “Masseria Vaccarizzo”, një feudo e cila që nga shekulli i 16-të është zhvilluar përreth një kulle katërkëndëshe nga epoka mesjetare. Brenda fermës, disa mjete dhe makineri dëshmojnë për kujdesin e rezervuar për shumë vite e deri tani në kultivimin e hardhive, fermentimin e rrushit në mënyrë që të  prodhonin verë të shkëlqyeshme lokale, dhe jo vetëm por  dhe shtypjen e ullinjve për prodhimin e vajit vendas shumë të mirë. Sot struktura është shpallur një zonë me interes historik dhe etnik-antropologjik.

Kompleksi monumental të S. Maria del Bosco

Abati i Santa Maria del Bosco, shek. XIII.

Duke kaluar nëpër fushat e feudulve të Serradamo-s ndalon disa disa herë për të admiruar panoramën e mbrekullueshme që rrethon,  dhe në veçanti kompleksin monumental të S. Maria del Bosco.

Ky kompleks, me një stil elegant, i cili ishte një manastir, dhe që mban brenda vetes kishën  Santa Maria del Bosco. Kjo Strukturë është  vendosur në një lartësi 837 metra mbi nivelin e detit dhe ka origjinë eremite ( Romitorio).  Siç na referon studiuesi i kohës  Amico,  në  “Sicilia Sacra”,  Pirri, thuhet që Mbreti Federico II themeloi këtë Manastir, ndërsa Federico III e furi në funksion.

Tabulatat me pergamenat e shekullit XIII që u gjenden në këtë Manastir, janë  në Arkivin e Shtetit.

Këtij manastiri u shtuan pjesë në vitet 1583, kur popullsia arbëreshe ishte në këto troje, dhe përfundoi në 1646. Ndërsa kisha  përfundoi në 1757. Kjo është kapella e vetme me një murrizë, me kryqin latin. Emanuele Giovano da Contessa, që ishtë një  Benedittino dhuroi 700 onze për kostriktimin e kapellës(Fonte, Chetta ,N.Op.Cit, fq 207.)

Kambana, ka formën e një piramide të rregullt, dhe e larte 34. Në 1887 u dëmtua nga një vetëtimë, sot është e rikuperuar një pjesë.

Manastiri ka dy kiostra të njëjta, me 36 kolona guri, nga gurorja Muzita. Në qëndër çdo kjostër ka nga një shatërvan. Struktura ka rreth 107 metra shkallë gjatëtesi, pesë metra të gjera. Ka një portë shumë të bukur dhe me vlerë të lart, që i përket shekullit të XV. Gjendet një bust mermeri, e cila ështe e  Elenora e Arogonës, dhe vepra që u morën dhe u vendosën në  R. Muzeo të Palermos.

Në këtë manastir qëndruan Beneditini në vitet 1318 deri 1500 dhe në 1784 olivetani deri kur doli urdheri fetar Agostinian  që në  2 qershor 1794-Me masë mbretërore manastiri i S. Maria del Bosco u caktohet Etërve Augustinian.

Sot, ky Manastir me përjashtim të dhomës ku është kisha, pjesa tjetër është pronë private e një familje Inglese-Ferrantili që gëzon respekt.

Kisha i përketë R. Demano deh  Ministria  i kanë dhënë një susidio vjetor, për kultin e ushtruar nga priftërinjtë Agostinian.

Portreti i Eleonora d'Aragona

 

Portreti i Eleonora d'Aragona është një skulpturë prej mermeri (lartësi 50 cm), e bërë nga Francesco Laurana rreth vitit 1468 dhe e mbajtur në galerinë rajonale të Palazzo Abatellis në Palermo.

Busti vjen nga varri i Eleonora d'Aragona, konteshë e Caltabellotta dhe pronar i feudeve të Calatamauro, i cili vdiq në 1405, e vendosur në abacinë e Santa Maria del Bosco në Contessa Entellina.

Prandaj është një portret pas vdekjes. Në Louvre ka një bust shumë të ngjashëm të një princeshe.

Ne jemi duke punuar në një projekt- thotë  Raviotta  Calogero, për të sjellë historinë e personazhit dhe veprën e artit që e portretizon atë përsëri në qytetin tonë.

Emigrazioni ,në Luisiana është një Arbëri e vogël

Në komunën e Contessa Entellina\ Kundisa filloi në vitin 1861. Sipas statistikave më tepër se tre mijë kontesiotë emigruan në Amerikën e Veriut. Në Neë-Orlans, në shtetin e Lusianës është folur arbërisht, ku ata krijuan edhe një qëndër të beneficence të quajtur  Contessa Entellina.   

 Në 1861 Bandën Muzikore "Contessa Entellina", e vetmja në SHBA që përbëhej nga emigrantë që flisnin shqip.

Për rreth 150 vjet, Contessa është bërë një vend i eksodit të madh, ku  shumë prej banorëve të saj, emigruan në kontinentin Amerikan (si në shtetet e Veriut dhe të Jugut), në shumë vende të Evropës Perëndimore  si edhe në rajone të ndryshme të Veriut të -Italisë.

Midis italianëve të shumtë që emigruan në SHBA (gati 5 milion) midis 1880 dhe 1920, rreth 2000 ishin nga Kundisa , të cilat u vendosën kryesisht në Neë Orleans, më 8 Shtator 1886 ata themeluan Shoqërinë Bamirëse "Contessa Entellina". Shoqëria e Bamirësisë (Shoqëria Contessa Entellina) në Neë Orleans. Në vitet në vijim,  pjesë e kësaj Shoqate,  themeluan  grupe muzikantësh të panumërt  si dhe Bandën Muzikore "Contessa Entellina", e vetmja në SHBA që përbëhej nga emigrantë që flisnin shqip.

Bandat muzikore

Ndër anëtarët më të njohur të bandave muzikore: Peter Percopo, Rosario Schilleci, Jacob Sciambra, Victor Schilleci dhe Luca Schirò.

Disa banderë u bënë të njohur si muzikantë të xhazit: Jacob Sciambra (ai mund të luante, klarinetë, sax, piano dhe flaut), i quajtur "Putti" (thes) dhe Luca Schirò, i quajtur "Nastril" (vrima e hundës) për hundën e madhe. Ata luanin me Irving Prestopinick-un e famshëm të quajtur Fazola ose Faz.

"Band Contessa Entellina" u shpërbë në 1961.

Mafia rurale

"Il vecchio mafioso contadino aveva costumi

austeri.

Il mafioso urbano di oggi si è adeguato ai

canoni del mondo moderno".

Giovanni Falcone

Të rinjtë e Contessa dinë pak ose aspak për Prof. Blok. Vetëm ata që janë të paktën gjashtëdhjetë sot e njihnin studentin shumë të ri holandez i cili në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të njëzetë endeshin nëpër territorin komunal për të intervistuar barinj, fermerë, punëtorë, pronarë të pasur tokash dhe disa figura të tjera që ekzistonin në vendin tonë në atë kohë . Ato ishin vite në të cilat të paktën 90, ose ndoshta 95%, e popullsisë jetonin në bujqësi. Ai student, të cilin të gjithë në Contessa e quanin holandez, kreu një studim, një hulumtim në terren, mbi shoqërinë fshatare, mbi sjelljet shoqërore të komunitetit, mbi marrëdhëniet socio-ekonomike midis figurave që ekzistonin në atë lloj shoqërie, të cilat, në të vërtetë, ende në shekullit të njëzetë nuk ndryshoi shumë nga ai i shekujve të mëparshëm; padyshim përveç aspekteve institucionale dhe ndarjes së latifundiumit (vetëm një dekadë më parë) (reforma agrare).

Anton Blok, autor i eseve të shumta mbi banditizmin në Hollandë të shekullit të 18-të, i cili i kushtoi vëmendjen e tij Siçilisë duke kaluar tridhjetë muaj atje midis 1961 dhe periudhës midis 1965 dhe 1967.

Ishte ajo periudhë në të cilën kronikat italiane shpesh ofronin lajme në lidhje me grindjen mafioze të Corleone, në vitet e pohimit përfundimtar të klanit të Luciano Liggio mbi atë të Michele Navarra, i vrarë në 1958Në parathënien e esesë së Blok në 1998 do të kthehej në Contessa Entellina për t'u bërë qytetari i saj i nderit.  .(Në foto, Anton Blok, cittadino onorario di Contessa Entellina\Kundisa Convegno di Gorizia, maj 2013)

Sociologu amerikan Charles Tilly shkruajti që antropologu kishte bërë "një shkrirje midis jetës reale, të vëzhguar me pjesëmarrje dhe proceseve të mëdha, të hetuara në mënyrë depërtuese ".

"Karakteristika qendrore e mafies, sipas Blok - vazhdon parathënia e Tilly - qëndron në përdorimin privat të dhunës së paligjshme si një instrument për kontrollimin e sferave publike ... Rëndësia strategjike e lidhjeve vertikale mbrojtës-klient, të cilat karakterizonin marrëdhëniet e fshatarëve me sipërmarrës dhe pronarë të ndryshëm të tokave, parandaloi formimin e solidaritetit të gjerë horizontal midis punëtorëve. Sistemi në tërësi e bëri të kushtueshme dhe madje të rrezikshme krijimin e kontakteve me fshatra të tjerë dhe struktura të tjera të pushtetit. Derisa emigracioni nuk ishte i përhapur dhe mbrojtja e shtetit e pasigurt, popullsia rurale mbeti e ekspozuar ndaj shfrytëzimit më intensiv ... ".

Një lexim i esesë ende ofron një analizë të vlefshme të kushteve ekonomike dhe shoqërore në të cilat e ashtuquajtura "mafia rurale" imponoi rregullat e saj brenda komuniteteve siciliane: një bazë e fuqisë mbi të cilën bandat dhe bosët do të shtrijnë më pas ato gjithashtu ndikojnë në pallatet e politikës rajonale dhe kombëtare.  (Fotoja e mësipërme dhe titulli që shoqëron këtë fotografi nga Blok tregon në dy personazhet e portretizuar "ex gabelloti gjatë pushimit të shirjes".

Shënim: Anton Blok  shkroi  disa ese mbi "Mafia në një fshat siçilian 1860-1960, sipërmarrës, fshatarë, të dhunshëm" u botua në 1974 në Nju Jork nga antropologu Hollandez Anton Blok (në Itali u botua nga Einaudi, 12 vjet më vonë), dhe është ende sot pothuajse unik në prodhimin e gjerë të eseve mbi mafian; në fakt, autori i saj e përfundoi atë duke analizuar fenomenin mafioz "nga brenda", jo duke u nisur nga dokumentacioni gazetaresk ose dokumentet gjyqësore, por nga vëzhgimi i përditshëm i sjelljes dhe jetës së marrëdhënieve të një komuniteti të vogël në Siçilinë perëndimore.  Blok frekuenton qytezën Contessa Entellina\ Kundisa, ku është  dhënë çmimi si qytetar nderi i kësaj qyteze. 

 

Dy ura mesjetare (fotografi bashkëngjitur) janë veçanërisht të rëndësishme, teknika origjinale e ndërtimit e të cilave lejon që pas shumë shekujsh të mund t'i admironi ato sot: ura e vjetër mbi Përroi Chiarello në veri të qytetit

Ura në rrethin Donna Fugata, mbi rrjedhën Senore, e cila shënon kufirin e territorit Contessa nga territori i S. Margherita Belice……..

Vazhdon ..

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?