Reportazh/ 'Një dhuratë që ra nga qielli ', vaksina sjell shpresë në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve në Spanjë

Reportazh/ 'Një dhuratë që ra nga qielli ', vaksina sjell shpresë në shtëpinë e kujdesit të të moshuarve në Spanjë

Shtepia e te moshuarve në Spanjë

Në Spanjë vaksina ka rikthyer shpresën pas muajve të tërë tmerri.  Betejat dhe vështirësitë në luftën ndaj pandemisë që ka gjunjëzuar gjithë botën e kanë përjetuar mjaft rëndë edhe shtëpitë e kujdesit të të moshuarve në shumë vende. Të paktën 26,500 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në shtëpitë e kujdesit spanjoll, duke llogaritur gati gjysmën e vdekjeve të vendit.

Në mars të 2020-të COVID-19 mbërriti për herë të parë në një prej shtëpive të kujdesit në San Camilo Madrid. Vaksina për ta është si një dhuratë që ra nga qielli.

Rastet e para te infektimeve, që filluan të shtoheshin njëri pas tjetrit paraqiteshin problematike dhe simptoma kryesore ishte bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Më pas për të parandaluar përhapjen të moshuarit duhet të mbaheshin të izoluar në dhomat e tyre duke shmangur sa më shumë të ishte e mundur kontaktin me njëri tjetrin deri në një ndërprerje totale të aktiviteteve ditore.

Salla e madhe që organizonte shfaqje teatrore amatore u bë një repart COVID-19 ku të moshuarit do të luftonin për jetën e tyre të trajtuar nga personeli i veshur me pajisje të plota mbrojtëse.

Palestra u kthye në një dhomë rikuperimi dhe rehabilitimi ose kishëz, ku të afërmve iu dha mundësia të thoshin lamtumirë të dashurve të tyre

Stolat u zëvendësuan me shtretër njerëzish që vdisnin, kështu që ata mund të kalonin pak kohë me familjet e tyre edhe nëse do të duhej të vishnin pajisje të plota mbrojtëse personale.

30 banorë humbën jetën gjatë valës së parë të virusit dhe gjysma e stafit u infektua me COVID-19.

Shtëpia e kujdesit, e menaxhuar nga Urdhri Katolik i San Camilo, ishte me fat që kishte një staf të plotë mjekësor. Në Madrid, mijëra njerëzve u ishte mohuar transferimi në spitale dhe njësi të kujdesit intensiv.

Dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech mbërritën në 12 janar dhe të nesërmen u vaksinuan rreth 280 persona ,të gjithë banorët dhe shumica e personelit të shtëpive të kujdesit.

Ata tani po u kërkojnë autoriteteve që t'i lejojnë të bëjnë injeksionin e dytë vetë në mënyrë që të mund të përfundojnë procesin sa më shpejt që dozat e reja të jenë të disponueshme.

"Faza e parë e vaksinimit Ishte një ndjenjë shprese, duke menduar se gjithçka mund të mbaronte, dhe ne nuk do të duhet të jetojmë më me këtë ankth të përhershëm", shprehet një prej banorëve.

Mes një vale të tretë të korona virusit që po përmbyt spitalet spanjolle me pacientë, personeli në shtëpinë e kujdesit është i përqendruar në mbajtjen e qendrës pa COVID derisa të mund të marrin injeksionin e dytë. Mungesat në dozat e vaksinave mund të rrezikojnë fazën e dyte te vaksinimit.

Mes njoftimeve për vonesa në dërgesat, disa qeveri rajonale në Spanjë kanë ndaluar tashmë vaksinat e reja për t'u siguruar që ata që kanë marrë dozat e para mund të kenë një të dytë.

Edhe nëse tejkalon 21 ditët e përshkruara midis dozave, autoritetet thonë se nuk do të rrezikojë efektivitetin e vaksinës.

Edhe pasi vaksina u sjell banorëve shpresë për të ardhmen, ata do të duhet ende të merren me traumën që erdhi me një vit vdekje dhe vetmi.

Pavarësisht se nuk ju mungon kujdesi dhe asistenca nga punonjësit, disa nga të moshuarit janë shumë të trishtuar si rezultat i ndërveprimit të pakët me njëri-tjetrin, kjo e fundit një masë e domosdoshme për mbijetesë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi