Reportazh/"El Mundo":
Kamza, Manhattan në baltë
Gazeta spanjolle, "El Mundo", solli dje një reportazh për Kamzën, ku përshkruan me detaje gjendjen e këtij qyteti, i cili ndodhet vetëm shtatë kilometra larg kryeqytetit. "Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por me emra me ngjyra si "Silvio Berluskoni", "Nikolas Sarkozi" apo "Moxart" shkuan "El Mundo".
Të jetosh në rrugë të zhytura në baltë, por me emra me ngjyra si "Silvio Berluskoni", "Nikolas Sarkozi" apo "Moxart", ose të punosh në "Manhattan", "Coca Cola", "Paris" apo "Meksikë" është një "privilegj" nga i cili përfitojnë vetëm banorët e qytezës së varfër shqiptare, Kamzë. E vendosur vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, Kamza të befason me numrin e madh të emrave të fryrë nga bota, një ide që ka ardhur nga kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak, që duan ta bëjnë Kamzën një qytet modern.
Gjatë periudhës komuniste, kjo zonë ishte një fermë shtetërore, e quajtur Ylli i Kuq dhe popullsia nuk i kalonte 6 mijë banorë. Pas ardhjes së demokracisë në vitin 1991, qindra e mijëra shqiptarë u larguan nga shtëpitë e tyre në veriun e varfër dhe pushtuan këto toka pjellore pranë kryeqytetit, ku ndërtuan barakat e tyre pa leje. Për shkak të këtij kolonizimi të pakontrolluar dhe kaotik, Kamza tani ka rreth 100 mijë banorë, çka e bën atë qytetin e gjashtë më të madh në Shqipëri. Shumë rrugë nuk janë shtruar, por ato janë pagëzuar tashmë. Në total janë 506 emra, gjysma e të cilëve janë të huaj, një iniciativë e një projekti të Bankës Botërore prej 200 mijë euro, thotë Mziu. Kryetari i Bashkisë tha se ka përfunduar faza e parë e emërtimit të rrugëve dhe vendosjes së tabelave përkatëse.
Bastion i konservatorëveAktualisht ky bastion i Partisë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha, është në proces legalizimi, ashtu si në zonat e tjera ku ka pasur ndërtime të paligjshme. Ndalesa e fundit e autobusit është në "Bulevardin blu", aks që kalon përmes qytetit dhe që e ka marrë emrin nga ngjyra e flamurit të PD. Në "Manhattan" fshatarët shesin domate, qepë, portokaj, mjaltë dhe pula të gjalla, ndërkohë që në "New York" shiten rroba të përdorura. Në rrugën "Londër" duhet të mbash mirë ekuilibrin që të mos biesh në një nga pellgjet e shumtë me ujë e baltë, ndërkohë që në verë rruga mbulohet nga një pluhur që të merr frymën.
Fqinj me BerluskoninAta që jetojnë në "Bruksel", "Washington", "Berlin" apo "Milano" janë më me fat se banorët e rrugës "Berluskoni", ku balta është njësoj si në shtigje fshati. Nuk mungojnë as tabelat me emrat e ish- udhëheqësve si Nicolas Sarkozy, George Bush, Tony Blair apo edhe Banka Botërore,
OSBE dhe kompania e telefonisë celulare Eagle Mobile."Emrat janë si të qyteteve të mëdha botërore, por gjendja e rrugëve është si në Afrikë," thotë me ironi Rem Sala, një banor i këtij qyteti unik. "Unë nuk jam dakord që të kenë emra të huaj. Duhet të jenë emra shqiptarë, por askush nuk na ka pyetur," thotë Altin Sina, një student.
Jetoj në Paris, Kamzë"Unë jetoj në Paris të Kamzës. Ndoshta shkoj në Paris kur të jem në atë botë, pasi nuk kam të holla," thotë Afrimi, një punëtor sezonal që merr 150 euro duke punuar në ndërtim. Popullsia e Kamzës, me një moshë mesatare prej 27 vjeç, vuan nga papunësia, margjinalizimi social, shërbimet joefikase shoqërore. Të ardhurat e familjeve bazohen kryesisht në dërgesat e emigrantëve shqiptarë, që janë gjithmonë e më të pakta për shkak të krizës në vendet pritëse si Greqia.
Shkrimi u publikua sot në gazetën e përditshme Shqiptarja.com ( print), 19 janar 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56