TIRANE- Në vitin 2006, ku pas përplasej së qeverisë Berisha me bashkinë e Tiranës, punimet për rehabilitimin e rreth rrotullimit të Zogut të Zi u morën përsipër nga ministria e Transporteve që asokohe drejtohej nga kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shatërvani që u vendos në qendër të sheshit “Rilindja”, u cilësua si një ndër gjërat më të bukura të të gjithë kësaj ndërhyrjeje.
Specialistët asokohe deklaruan se ky shatërvan do t’i jepte një pamje krejt tjetër kontaktit të parë me Tiranën, dhe ai ishte projektuar jashtë nga një studio prestigjioze perëndimore. Vlera e vërtetë e këtij shatërvani nuk u bë asnjëherë me dije, përveç faktit se i gjithë aksioni i ndërmarrë në 5 korrik 2006, për prishjen e mbikalimit te Zogu i Zi që kish nisur e ndërtohej nga bashkia e Tiranës, kapi një kosto totale prej 2 milionë euro. Nga të cilat, 1 mln ishte vlera e parave që ishin investuar deri në atë moment nga firma që po bënte punimet dhe pjesa tjetër ishte kostoja e prishjes së këtij ndërtimi, rehabilitimi i sheshit “Rilindja” dhe ndërtimi i rreth rrotullimit, përfshirë edhe shatërvanin.
Ndërsa sot, kjo “vepër e madhe” është katandisur në një moçal. Gjatë një vëzhgimi që “Shqiptarja.com” bëri dje nga afër, pamë se ai ishte shumë larg nga ai imazhi i bukur që na serviri bashkia e Tiranës, me shqiponjën e madhe të vendosur me rastin e festave të Nëntorit. Edhe nga fotoja që shoqëron këtë shkrim duket qartë, që jo vetëm ujë të rrjedhshëm nuk ka, por qytetarët e shumtë që kalojnë në këtë zonë nuk ngurrojë të hedhin mbeturinat në të. Sipërfaqja e ujit, është e mbushur me qese plasmasi, shishe plastike apo ambalazhe të ndryshme që notojnë në të, në pritje të dorës së punëtorëve të bashkisë së Tiranës për ta pastruar. Dhe si të mos mjaftonte kjo, në ditët me shi, shumë qytetarë shkojnë te shatërvani për të larë këpucët apo pastruar baltën që mund të kenë marrë gjatë rrugëve të kryeqytetit.
Një tjetër gjë që të vret sytë është edhe fakti se as ky shatërvan nuk i ka shpëtuar dorës së hajdutëve. Të gjitha pllakat e mermerit që ishin në anësore të tij, për të mbuluar kanalin e kullimit që të mos merrte mbeturina të ndryshme, tashmë janë zhdukur dhe ai është zhveshur krejtësisht. Kjo pasi pllakat janë prej mermeri dhe sigurisht që qytetarët ua kanë gjetur vendin në shtëpinë e tyre. Po ashtu nuk i ka shpëtuar shkatërrimit edhe tubacionet e ndryshme që rregullojnë qarkullimin e ujit duke ndihmuar që ai të pastrohet dhe të mos jetë në atë gjendje të mjerë, apo edhe sistemi i ndriçimit. Aktualisht ky objekt, që ndodhet në qendër të sheshit “Rilindja” nuk ka asgjë madhështore, madje edhe vetë bashkia e Tiranës e ka lënë krejtësisht pas dore. Një nga tregtarët ambulantë që ushtron aktivitetin prej shumë vitesh në këtë zonë na thotë se askush nuk kujdeset për të. “Po aty shkojnë të gjithë dhe i hedhin mbeturinat, shto këtu që edhe ca i merr era. Unë nuk kam parë ndonjëherë punëtorë që ta pastrojnë atë, vijnë ca punëtorë të gjelbërimit, mbledhin këto që janë në këtë brezin e gjelbëruar, por jo ta pastrojnë shatërvanin. Unë mbaj mend që e kanë pastruar vetëm një herë që kur është vënë dhe kjo ka qenë para katër-pesë vjetësh”, - na thotë tregtari ambulant.
Ndërkohë që edhe banorët e pallateve rreth e rrotull pohojnë të njëjtën gjë. “Pastruar the? Anjëherë moj nuk e kanë pastruar, e ke parë si është bërë. Prit edhe pak sa të ngrohet koha dhe t’ia fillojnë bretkosat”, - na thotë njëra prej pallateve 5-katëshe që e ka pamjen nga sheshi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com