Reportazhi i DW/ Në Lazarat
fshati ku gjelbëron kanabisi

Reportazhi i DW/ Në Lazarat<br />fshati ku gjelbëron kanabisi
GJIROKASTER- Lazarati vijon të jetë objekt i reportazheve, këtë herë nga agjensia e lajmeve Deutche Welle , e cila sjell pamje dhe dëshmi nga brenda fshatit.
 
Të tërheq vëmendjen puna e grave që merren me perpunimin e bimës narkotike në Lazarat, duke folur “pa dorashka” para reporterit të DW e duke rrëfyer eksperiencën e tyre e arsyet pse i shtyn ato të merren me këtë pune.

Procesi i tharjes së gjetheve të kanabisit i ngjan asaj të tharjes së gjetheve të duhanit. 

Personazhi i përzgjedhur është Zamira Dushku e cila rrëfen të gjithë procesin që për ta kushton shumë kohë , por shihet si e vetmja mundësi punësimi për ta.
 
“Shteti ka shumë fitim nga Lazarati” -thotë me krenari ajo, duke bërë të qeshin dhe shoqet e saj të punës të cilat sigurojnë të ardhurat për familjen e tyre.
 
Një tjetër grua rrëfen se jeta këtu do të ishte e vështire , nëse do jetohej vetëm me bimet medicinale të maleve  

Reportazhi interesant nuk lë pa përfshire dhe hyrjet dhe dajlet e Lazaratit që natyrisht, jane vazhdimisht nën vëzhgimin e policisë.
 
Reporteri i DW, fokusohet tek një nga pallatet e Gjirokstres që ka një shenjë arme për të cilën banori i saj thotë se janë nga të shtënat e natës ne Lazarat .

Përpunimi, tregtimi i kanabisit shfaqet si një punë normale në Lazarat përmes ketij reportazhi ku njerezit e saj perfshirë gratë, nuk kane frikë se kane zgjedhur këtë menyre për të vijuar jetën e tyre .

Reportazhi zgjat gati 7 minuta.

Redaksia online
(so/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim