REP-POP/ Talent që i kalon kufijtë! Muzikantë, futbollistë dhe shkrimtarë shqiptarë që na bëjnë krenarë në botë

Talenti i kalon kufijtë! Nëse diçka e bënë shumë mirë dhe me pasion arrin gjithmonë të tërheqësh vëmendjen dhe sytë e të gjithë botës, pikërisht këtë kanë bërë edhe shumë artistë, futbollist dhe shkrimtarë shqiptarë.

Më poshtë do të ndjekim një listë me njerëz të shquar që na bëjnë gjithmonë krenarë me arritjet e tyre!

Me prejardhje nga një familje artistësh me origjinë shqiptare, ylli i muzikës pop me bukurinë ekzotike, Dua Lipa na bën krenarë në mbarë botën.

Emri i saj u ngjit shumë shpejtë në majat e industrisë, duke u bërë këngëtarja më e dëgjuar e viteve të fundit. Ajo sot numëron e dhjetëra hite dhe çmime për arritjet e saj profesionale.

Këngëtarja shprehet krenare për origjinën e saj dhe qëndron gjithnjë pranë vendit tonë në momente të vështira.

Futbollisti 29-vjeçar, Granit Xhaka nuk është vetëm në mesin e futbollistëve më të mirë shqiptarë, por edhe një ndër më të mirët në klubin anglez me të cilin luan sot, Arsenal. Prej vitit 2002, graniti ka luajtur rregullisht me Zvicrën, ndërsa në vitin 2014 ai ka e ka përfaqësuar atë në Kupën e Botë. Sot ai është kapiteni i saj!

Graniti nuk humb rastin të tregojë origjinën e tij shqiptare për të cilën është shumë krenar!

Valdrin Sahiti është një nga stilistët më të njohur shqiptar jashtë vendit.

Bukurisë së krijimeve të tij nuk i kanë rezistuar dot as Beyonce, modelja Chrissy Teigen, Rita Ora dhe së fundmi Kylie Jenner, e cila zgjodhi për atë dhe vajzën e saj të vogël veshjet përrallore nga stilisti shqiptar.

Nuk na bën më çudi, kur dëgjojmë “Valdrin Sahiri vesh një tjetër modele, aktore apo këngëtare të famshme”, ai tashmë është një emër i njohur edhe ndërkombëtarisht.

Ermal Meta është një kantautor shqiptar, i rritur në Itali. Hapat e para të karrierës i hodhi, me pjesëmarrjen e tij në bandat italiane Ameba4 dhe La Fame di Camilla, ndërsa më pas ndoqi karrierën solo. Në edicionin e 71 të festivalit të Sanremos në Itali, këngëtari “rrëmbeu” vendin e tretë, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’, duke përcjellë një milion emocione për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo nuk është hera e parë që Meta zë një vend të mirë në ketë festival, pasi ai në vitin 2018 ishte fituesi i Sanremos dhe i zemrave tona. Vetëm pak kohë më parë, ai ka dhënë “koncertin e jetës” siç e quajti në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Edhe përse mori vendin e dytë në “eurovision” me këngën “Fugo” Eleni Foureria, e cila përfaqësoi Qipron atë vit mbahet mend si fituesja për shkak të përmasave të mëdha që mori hiti. Ajo sot është një nga këngëtaret më të njohura në Greqi, nga ku edhe zhvillon edhe karrierën e saj. Eleni sot njihet në të gjithë Europën si gruaja “Fuego”.

Me prejardhje nga qyteti i gurtë, Gjirokastrën, shkrimtari i shquar Ismail Kadare na ka bërë krenar në çdo cep të botës me penën e tij. Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme. Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë, ndërsa falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar.

Ismail Kadare përveç qindra çmimeve të fituara gjatë jetës së tij është nominuar edhe disa herë për çmimin Nobel, por ai ende nuk është vlerësuar deri më tani.

Këta ishin disa prej shqiptarëve talenti i të cilëve i ka tejkaluar kufijtë dhe i ka “pushtuar” ato.

Gjithmonë do ekzistojnë shqiptarë talenti i të cilëve i tejkalon kufijtë dhe i pushton ato. Gjithmonë do të ketë shqiptarë që do të ngrenë dhe nderojnë flamurin kuqezi në botë

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

Situatë kaotike në Turqi, numri i viktimave nga stuhia shkon në 4! Erërat e forta ‘shkundin’ çati e shtylla duke lënë 38 të plagosur