Moda risillet dhe rikrijohet në forma të ndryshme, duke na kujtuar se e bukura mbetet e tillë sado vite që të kalojnë.
Figura grash prestigjioze të bukurisë dhe kinemasë në botë përmes veshjeve të tyre ndër vite, vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot!
Me vrasën e veçantë të Tiffant & Co, dorashka elegante dhe një fustan të ngushtë, këngëtarja me stilin unik Lady Gaga, ka risjellë për ne veshjen e veçantë të aktores Audrey Hepburn në filmin “Breakfast at Tiffany’s” në vitin 1961.
Rikrikijmi i këtij look-u nisi nga varësia 128 karat e Tiffany & Co të cilën e kanë veshur vetëm 4 njerëz në botë, së fundmi edhe Beyonce.
Stili, eleganca dhe sharmi i aktores, Andrey Hepburn është një frymëzim për shumë gra dhe vajza edhe sot.
E tillë ka qenë edhe për Nicole Kidman, pasi në e cila është shfaqur në një event të zhvilluar në Australi me veshjen e Andrey nga filmi “My Fair Lady” i vitit 1964.
Model bukurie edhe në ditët e sotme, Marilyn Monroe është një ndër figurat më inspirtuese sa i përket modës.
Protagonistja e shumë filmave dhe skandaleve është koherente sado vite që të kalojnë.
Këngëtarja Camilla Cabello, në një performancë të këngës së saj më të njohur Havana, është shfaqur me një look të rikrijuar nga Marilyn Monroe.
Marilyn gruaja më e bukur në planet siç e konsideronin, e veshur me fustanin rozë ka kënduar “Diamantet janë miku më i ngushtë i grave” në filmin “"Gentlemen Prefer Blondes”.
Bashkëshortja e George Clooney, Amal është shfaqur në Golden Globe Awards në vitin 2015 me një fustan të zi dhe dorashka të bardha, pikërisht si Jacqueline Kennedy, ish-zonja e parë dhe gruaja e presidentit amerikan Kennedy në vitin 1961.
Aktorja e 41 filmave, Sarah Jessica Parker, në vitin 2014 është shfaqur më “Met Gala” me një fustan të bardhë me detaje të zeza.
Ajo ka nderuar në këtë mënyrë dhe ka rikthyer pamjen e aktores Grace Kelly.
Princesh Diana është figura e një gruaje të fort dhe një fashion icon që ende frymëzon me stilin e saj elegant.
Me një fustan ngjyrë bojëqielli aktorja Elle Fanning ka mbërritur në “Met Gala” në vitin 2017, duke na kujtuar të gjithëve edhe njëherë sa aktual ka qenë stili i princeshës, e cila ka veshur një fustan të ngjashëm në Festivalin e Cannes në vitin 1987.
Këto janë disa prej pamjeve legjendare që nuk do të reshtin kurrë se u rikrijuar.