“Ottoman Empire”, veshje nga kultura turke në Kryeministri! Sfilatë mode në Ditën Kombëtare të Turqisë

Kryeministria, godina e cila shpesh ka marrë vëmendjen jo vetëm për zhvillimet politike, por edhe veshjen e stilizuar të Kryeministrit, është bërë mikpritëse e një sfilate mode.

Ai ka hapur dyert e Kryeministrisë për një “ekspozitë lëvizëse” të titulluar “Ottoman Empire” dhe të prezantuar në kuadër të ditës së Republikës së Turqisë. Sfilata është realizuar në hollin e kryeministrisë nga stilistja Mirela Nurçe, në bashkëpunim me kompaninë e modelingut “Grace Mode” dhe “Uendi Baco”.

“Kam që në vitin 1993 që kam shkelur për herë të parë në Stamboll dhe më ka pëlqyer shumë Stambolli. Kam parë shumë site arkeologjike. Një rrënjë e gjakut tim ka punuar e studiuar në Turqi. Një nga ata madje është piktori i famshëm, Abedin Dino.”, - rrëfen stilistja Mirela Nurçe.

Ajo tregon se për herë të parë, ekspozitën e ka bërë një vit më parë në Nju Jork dhe ka pasur idenë e një muzeu lëvizës, duke veshur sitet arkeologjike të Turqisë. Nurçe shpjegon se ka punuar shumë me muzikën turke dhe vallen turke.

“Fustani i fundit është i valles Zevejko. Jam mundur t’i sjell jo vetëm si figura, por edhe si teknika. Po të shikoje veshjet e trasha ishin me teknikën e vjetër turke.”

Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin figura të njohura të ekranit, modës, kulturës dhe spektaklit, si dhe ambasadori turk në Shqipëri, z. Tayar Kagan Atay. Për sfilatën kishte mbërritur nga SHBA edhe artisti Fadil Berisha.

“Me Mirelën punoj që prej shumë vitesh, që kur erdha në fillim në Shqipëri. Kjo ide është shumë modern. Është një ide e frymëzuar prej Turqisë. Mirela donte të bënte një ekspozitë për Kombet e Bashkuara, “First Ladies Lunching in NY” me gruan e Erdoganit. Atje pati shumë sukses dhe më pas sfilata erdhi dhe këtu në ditën e Turqisë.”, - thotë Berisha.

Ndërsa shprehet se Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij, Berisha tregon edhe për projektet e tij të fundit, një prej të cilave është botimi i një libri për modelen e famshme 93-vjeçare, Carmen Dell’Orefice.

“Tashmë po bëhet një libër me të, që është prej moshës 60-93 vjeç. Nuk do ta besonte kush se një modele mund të punojë gjithë këto vite. U pranua ai libër më në fund dhe do të botohet në 88 shtete. Në prill bëhet hapja, në Shqipëri.”

Berisha flet edhe për një libër që titullohet “Coffetable book” që po bën me Emine Çunmulaj, e që pritet të jetë gati brenda vitit dhe ku prezantohen krejt trojet shqiptare dhe natyra e bukur e tyre me fytyrën e supermodeles. Së fundi, fotografi ka realizuar edhe kopertinën e “Bazaar Magazine” me të ëmën e Elon Musk dhe bën të ditur se botimi i librit të saj do të vijë shumë shpejt edhe në shqip.

Por fotografi i njohur shqiptar ka punuar për 23 vite edhe me Donald Trump për “Miss Universe”.

“Unë jam fotografi kryesor i 96 shteteve. Ai është pronari jonë. Nuk di ç’po ndodh në Amerikë tani me votat. Pas një jave do të dimë më shumë. Ende punojmë me të po të jetë nevoja, por politika është e tillë që i rri pak larg si artist.”, - thotë ai për Trump.

Pyetjes ngacmuese se për këtë do të votojë, Berisha zgjedh t’i përgjigjet me diplomaci.

“Kurrë nuk mund të mbaj një anë. Jam me ata që bëjnë më të mirën për popullin e vet. Vajza ime më tha disa ditë më parë: Babi, duhet të shkoj me Kamala-n, sepse ajo përkrah gratë. Por të gjithë nuk jemi njëlloj. Një vëllai im është demokrat, një tjetër ndryshe… Politika është shumë personale. Unë vërtet jam i hapur. Ata që bëjnë më të mirën, si për Shqipërinë, si për Amerikën, me ata jam.” ,- vijon ai.

“Ottoman Empire” ka prezantuar 25 modele veshjesh frymëzuar nga sitet arkeologjike dhe bukuritë e monumenteve të kulturës turke.

B.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Azem Beta: 01/11/2024 11:04

    Nuk asht pa as degjue ....keta i paskan zgjedhe gjith hallet e atij populli halle madh sa i lene ambientet e institucionit kryesore per gjana te tilla , ajo godine esht prone e shqipetarve ka salla te tjera per sfilata ... por i gjati mendoi ta zgjidhte nje aty nga prapaskena dhe mos te dale fare se shikojn njerezit .... tallje

    Përgjigju
  • Shllak: 31/10/2024 15:26

    Nuk na intereson kulura Turke.

    Përgjigju
    • DYLI: 01/11/2024 07:54

      Ty te interesokan DYLBERAT EEEE...IK ANDEJ NGA LIQENI FUTI NJE VRAP

    • Beni: 01/11/2024 06:50

      Te interesojn ylberat?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së