Presidentja Jahjaga gjatë takimit me ambasadorin e Republikës Çeke Dolezel
PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Republika Çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përkrahë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, tha i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë, ambasadori Jiri Dolezel, sot, në takim lamtumire me Presidenten kosovare, Atifete Jahjaga.
Ambasadori Dolezel e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe veçanërisht bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.Presidentja Jahjaga, sipas zyrës së saj, vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat. Ajo falënderoi ambasadorin Dolezel për angazhimin dhe punën e tij në Kosovë./k.s/








