Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot ironinë ndaj kreut të PD-së Basha.

Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook duke ironizuar Bashën nëpërmjet një fotomontazhi.
 
Fotoja është publikuar nga kryeministri pas takimit me qytetarët në Elbasan.
 
Përmes postimit në Facebook, Rama ironizon Bashën për “Republikën e re”.
 
“Lum partia që e ka. Republike e re, jo shaka”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.

Siç duket edhe nga fotomontazhi, Basha ngjason me personazhin e filmave vizatimor të "Crudelia Demon". 

Fotoja e publikuar nga kryeministri Rama