Reshje bore, në gjithë rajonin
Në Kosovë, 75 aksidente rrugore 

Reshje bore, në gjithë rajonin<br />Në Kosovë, 75 aksidente rrugore 
Rreshjet e mëdha të dëborës në Kosovë e rajonin ballkanik kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe në bllokimin e disa rrugëve kryesore. Në raportin e Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, thuhet se kanë ndodhur 75 aksidente, prej tyre 12 me lëndime kurse 63 të tjera vetëm me dëme materiale. Në bazë të informacioneve zyrtare, nga të gjitha drejtoritë rajonale policore të Kosovës, pavarsisht rreshjeve të dëborës, rrugët rajonale dhe ato urbane janë të kalueshme por të vështira në qarkullim.

Në disa rrugë, kryesisht ato në zona malore dhe në zona të thella, policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të evitojnë sa më shumë udhëtimin, në të kundërt të kenë kujdes maksimal dhe të pajisën me zhinxhirët e udhëtimit në borë e akull.

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet rënie e mëtejme e temperaturave në të gjithë rajonin dhe ato minimale parashikohet të ulen dukshëm, deri në -18°C, të enjten dhe të premten, kurse temperaturat maksimale ditore do të lëvizin në mes të -4°C deri -1°C.

Nata e pritjes së vitit të ri, mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, pritet të jetë ndër më të ftohtat me temperaturën minimale deri -22°C.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf