Reshjet e dëborës kanë zbardhur sot akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth

Sipas informacioneve për Report Tv raportohet se mjetet borëpastruese kanë vijuar punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet normalisht, por  megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar.