TIRANE - Reshje të shumta dëbore kanë rënë gjatë gjithë natës në Tiranë, duke zbardhur të gjithë kryeqytetin. Reshjet nisën pasditen e të martës me intensitet të lartë, ndërsa kanë pushuar në mbrëmje. Reshjet kanë rinisur gjatë natës dhe për rrjedhojë në oërt e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. 

Situata në rrethe
Problematike situata është paraqitur edhe në qytetin e Elbasanit ku dëbora ka arritur disa centimetra pasi ka rënë me intensitet gjatë gjithë natës edhe qyteti i Elbasani ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

 

Poblematikë në qarkullim janë akset Elbasan-Qafë Kërrabë dhe aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë në të cilat dëbora ka arritur deri në 5 cm, kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Rreshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qytete në të cilat qarkullimi i mjeteve është i kalueshëm vetëm më zinxhirë.

Dibër
Reshje të dendura dëbore në të gjithë qarkun e Dibrës. Problematike situata me qarkullimin e automjeteve, përfshirë edhe aksin nacional Tiranë-Peshkopi, ndërsa fshatrat e thella malore janë të izoluar. Trashësia e dëborës arrin nga 50 në zonat e ulëta në 1.5 m në zonat malore. Procesi mësimor është ndërprerë, ndërsa banorët e fshatrave të thella ankohen për mungesën e ushqimeve.  

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara
Në Llogara është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Gjatë natës ka pasur reshje të dendura dëbore të cilat e kanë bërë të pakalueshëm këtë aks rrugor. Zona e bregut Himarë, Borsh dhe Dhërmi e kanë të pamundur të lidhen me Vlorën dhe Tiranën. 

Reshje të dendura dhe në Krujë
Reshjet e dëborës në rrethin e Krujës kanë vijuar gjatë gjithë natës. Qyteti i Krujës është mbuluar tërësisht nga debora, ku është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve. Në qytet trashësia e dëborës arrin në 20 cm, ndërsa në malësinë e Krujës deri në 80 cm. Të gjitha shkollat e malësisë janë të mbyllura. Aksi rrugor Krujë-Qafshtamë është i bllokuar, ndërsa aksi Fushë Krujë-Krujë është i kalueshëm me zinxhirë. 

Lezhë
Ne qarkun e lezhes jane nderpre reshjet e debores qe prej mbremjes se kaluar. Temperaturat jane ulur ndjeshem. Levizja pergjate rruges se kombit pa probleme, punojne 8 borepastruese, ndersa paralelisht hidhet dhe kripe per te eleminuar ngircat. Te bllokuar jane disa fshatra ne mirdite, pasi trashesia e debores ka arritur 50 cm dhe nuk kane asnje komunikim me qendrat administrative.e bllokuar dhe rruga kallmet-ungrej ne lezhe. Nuk ka patur raste emergjente. Mësimi ka rinisur në pjesën më të madhe te shkolla perjashto vetem ne zonat e bllokuara në Mirditë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com