Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.

Në Bogë-Theth, aktualisht po punohet me dy mjete borëpastruese. Rruga është e hapur, por mjetet duhet të përdorin goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.

Policia e Qarkullimit Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes teksa qarkullojnë përgjatë akseve rrugore që përshkojnë veriun e vendit, teksa nuk do të zbatohet Kodi Rrugor ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me të gjithë kushtet teknike si gomat dimërore dhe zinxhirët.

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?