Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren 

Teksa veriu dhe juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, ARRSH ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Sipas ARRSH, reshjet e shiut kanë përfshirë zonën veriore të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa në zonën juglindore vijojnë reshjet e dëborës shoqëruar edhe me rënie të temperaturave nën 0 °C.

Po ashtu, nga reshjet e dëborës kanë filluar edhe në Rajonin Qendër Perëndim, në akset Krujë-Sarisalltik dhe trau Dajt-Teleferik, si edhe në Llogara, ku mjetet borëpastruese kanë dal në terren për të bërë të mundur shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi i mjeteve vazhdon pa probleme.

Sipas ARRSH, edhe rajoni verior është përfshirë nga reshjet e dëborës.

‘Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme’, njoftoi ARRSH.

Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë, Bobshticë-Dardhë, Voskopojë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërkohë, pas bllokimit nga reshjet e dëborës, është hapur 'Rruga e Arbrit', ndërsa është e kalueshme vetëm me zinxhir. Reshjet e shumta të dëborës bllokuan qarkullimin në Rrugën e Arbrit, ku qindra automjete dhe pasagjerë u bllokuan për orë të tëra në bypassin e Murrizit. 

Edhe Qafshtama është mbuluar nga dëbora, ditën e sotme. Nuk raportohet për probleme dhe rrugët janë të kalueshme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Reshje dëbore edhe në Korçë/ Pajisja me goma dimërore për drejtuesit e makinave! 384 familje pa energji elektrike 

Rreshjet e dëborës gjatë mbremjës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë renë më pothuaj të gjithë territorin e qarkut të Korçës në lartësitë mbi 900 m. 

Në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. 

Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problematika por rekomandohet kujdes tek drejtuesit automjeteve duke përdorur dhe mjete dimërore. 

Aktualisht pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje, por grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë. 

Aktualisht ka një ndërprerje të reshjeve në Qarkun e Korçës, ndërsa temperaturat janë nen 0 gradë në disa zona. Gjatë natës ato në zonën e Dardhës shkuan deri në -5 gradë.

Ora 10:27
Pas bllokimit nga reshjet e dëborës, hapet qarkullimi i makinave në 'Rrugën e Arbrit'! Kalimi vetëm me zinxhir (VIDEO)

Pas bllokimit nga reshjet e dëborës, është hapur 'Rruga e Arbrit', ndërsa është e kalueshme vetëm me zinxhir.

Reshjet e shumta të dëborës bllokuan qarkullimin në Rrugën e Arbrit, ku qindra automjete dhe pasagjerë u bllokuan për orë të tëra në bypassin e Murrizit. 

Në përpjekje për të menaxhuar situatën, Policia Rrugore ndërhyri duke bllokuar qarkullimin e automjeteve tek rreth-rrotullimi në fshatin Fshat të Klosit. 

Kjo ka detyroi shoferët të përdorin aksin Burrel – Milot.

Ora 09:02
Pamje spektakolare, Qafshtama mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës

 

Qafshtama është mbuluar nga dëbora, ditën e sotme.

Në pamjet e siguruara të Report Tv, Qafshtama ofron një pamje spektakolare, ndërsa reshjet e dëborës vijojnë.

Deri më tani nuk raportohet për probleme dhe rrugët janë të kalueshme. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh

Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh