Një familje në Lezhë është bllokuar nga rritja e nivelit të ujit të një kanali, duke ju rrethuar banese. 

Familja ndodhet në fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë. 

Strukturat e bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative janë njoftuar për rastin dhe në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë, me mjet për zhbllokimin e kanalit.