Vijon ndikimi i motit të vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendint por reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës të ndërprera nga
intervale të shkurtra me kthjellime.Temperaturat
e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.Era do fryjë mestare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa: Lindja e kontinetit paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta por pa reshje. Ndërsa Europa Veriore dhe Qëndrore mbeten me reshje të dendura dëbore. Po ashtu Rajoni i Ballkanit mbete me reshje shiu e dëbore.