Orët e para të ditës nisin me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta në Shqipëri. Por duke ju afruar mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulta ndërsa në zonat malore do ketë reshje dëbore.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 13°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 33 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Komento