BERAT- Moti i keq ka sjellë problematika në fshatrat Gradec, Leshnje, Gjerbes, Polovinë, Potom dhe Zhepë, të cilat prej 24 orësh janë pa drita si dhe me rrugë të bllokuara, duke qenë se stuhia e borës ka dëmtuar rrjetin.
Gjithashtu temperaturat e ulëta kanë rikthyer problemet me zonat e thella të Skraparit në fshatrat rrëzë malit Tomor. Më tej edhe aksi rrugor Qafë-Dëvri-Gjerbes, një nga rrugët kryesore që lidh fshatrat e Tomorit me qendrën e Bashkisë Skrapar është bllokuar.
Komente










