Moti i keq, dëbora bllokon rrugën e Arbrit! Dëmtohen shtyllat e tensionit në Korçë, pa drita Pusteci, Maliqi, Devolli, Pogradeci e Kolonja! Petku i bardhë 'mbulon' Krujën turistike

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin, ndërsa në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Moti i keq ka përfshirë edh qarkun e Korçë. Prej tre ditësh në errësirë dhe në të ftohtë ka mbetur bashkia e Pustecit, ndërsa shqetësuese paraqitet situata lidhur me energjinë elektrik edhe në Devoll.

Të paktën 25 shtylla kanë rënë si pasojë e motit të keq, duke lënë pa energji elektrike shumë fshatra në Maliq, Kolonjë e Pogradec. Ndërkohë fshati Panariti është ende i bllokuar për shkak të dëborës.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë "pushtuar" edhe qytetin turistik, Krujën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
Kruja zgjohet nën temperaturat e ulëta dhe erën e fortë, petku i bardhë mbulon qytetin turistik

Kruja si një pjesë e madhe e Shqipërisë është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ethet e temperaturave të ulëta dhe dëborës.

Reshjet e dëborës filluan gjatë orëve të para të mëngjesit, duke bërë që petku i bardhë i saj të mbulojë çatitë e qytetit turistik të Krujës.

Deri në këto momente niveli i dëborës është pak centimetra, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe era e fortë fryn e vështirëson lëvizjen në këmbë nëpër qytet.

Ora 08:51
Moti i keq në Korçë, bashkia e Devollit, e Pustecit dhe disa fshara në Maliq, Kolonjë e Pogradec prej 3 ditësh pa drita, fshati Panarit ende i bllokuar

Reshje e dëbore, temperatura të ulëta dhe zona pa energji elektrike, kjo është situata aktuale në qarkun e Korçës si pasojë e shkatërrimit të disa prej shtyllave të shkatëruara.

Situatë shqetësuese me energjinë elektrike shfaqet në bashkinë e Devollit në qarkun e Korçës.

Prej 3 ditësh energjia mungon në të gjithë bashkinë përfshirë këtu dhe bashkinë e Pustecit ndërsa sipas raportimeve po në këtë bashki ka dëmtime të shtyllave në Zagradec.

Ne bashkinë Maliq vijojnë të mbeten pa energji elektrike mbi 10 fshatra, Pojan Pendavije, Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas dhe shumë fshatra në njësinë Moglice dhe  Lozhan.

Nga 8 shtylla të rrëzuara në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq 6 janë zëvendësuar.

Ne bashkine Kolonje pa energji elektrike janë fshatrat Shelegur, Shales, Piskal. Në bashkinë Pogradec pa energji elektrike mbi 10 fshatra.

Në bashkinë Korçë mësohet se janë riparuar pjesa më e madhe e shtyllave të rrëzuara nga moti i keq ndërsa po punohet për të rikthyer energjinë në fshatin Lekas. Ndërkohë vijon të mbetet i bllokuar fshati Panar

Situata me rrugët:

  • Ne Qarkun Korçe gjate natës ka patur reshje dëbore.
  • Reshje dëbore të dobëta ka ende.
  • Kontraktoret kane punuar ne akset rrugore, për Mirëmbajtje Dimërore, me pastrime dhe kriposje me material te përzierë kripe+granil.
  • Ne rrugën Korçe-Dardhe 3 Borëpastruese.
  • Ne rrugën Korçe-Erseke 3 Borëpastruese.
  • Ne rrugën Erseke -Leskovik 1 Borëpastruese.
  • Ne rrugën Korçe-Voskopoje  1 Borëpastruese.
  • Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçe-Erseke-Leskovik. Korçe-Dardhe. Korçe-Voskopoje  kryhet pa probleme dimërore.
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun