Reshjet bllokojnë qarkullimin në disa pjesë të Kosovës

Reshjet bllokojnë qarkullimin në disa pjesë të Kosovës

Kosova ditë e fundit është goditur nga një valë e madhe përmbytjesh, ku në një pjesë të qyteteve është bllokuar edhe qarkullimi. Në një konferencë për median Kryeministri Avdullah Hoti tha se do të evidentohen dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet.

"Po mundohemi të marrim masat e nevojshme për të shpëtuar së pari jetën e qytetarëve, për t’i evituar dëmet madhore në infrastrukturë, në mënyrë që të mos mbesin lokacionet e bllokuara për qarkullim normal. Përmes shtabeve lokale, do të evidentojmë së shpejti dëmet që janë bërë edhe në pronën publike dhe private. Dëmet që janë bërë në prona private do t’i shohim maksimalisht, në përputhje me kapacitetet që kemi, edhe komisionet përkatëse, që të kompensojnë, në veçanti ato familje që janë në kushte pak më të vështira të jetesës", tha Hoti.

Pas reshjeve të shiut dhe borës në disa pjesë të Kosovës, gjatë fundjavës ka pasure përmbytje. Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik pritet që edhe gjatë ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave për shkak të kushteve atmosferike.

Në njoftimin e kësaj ministrie është thënë se në rajonin e Gjilanit, është bllokuar rruga në drejtimin Kamenicë-Strezovc, në rrugën Brezovicë - Sharr ka dy rrëshqitje dheu, që kanë shkaktuar bllokimin.

Në pjesën dalëse të autostradës Ibrahim Rugova në Mazgit është thënë se ka deformim të rrugës.

Një ditë më parë, Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sasitë e reshjeve janë më intensive në rajonin e Dukagjinit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?