Reshjet e breshërit, reagon drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Janë dëmtuar rreth 350 ha tokë me të mbjella! Fermerët i bëjnë apel qeverisë për ndihmë

Reshjet e pazakonta të breshërit dhe të shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, kanë shkaktuar dëme të madhe në bujqësi. Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja thotë se janë rreth 350 ha tokë që kanë dëmtime të shumta në bujqësi.

‘Ka qenë një situatë e pazakontë, që ka krijuar dëme të mëdha në njësitë administrative Gur i Zi. Dëmet janë të pallogaritshme, sepse përkon me lulëzimin e vreshtave dhe në rritjen e perimeve. Janë 350 hektarë me të mbjella, perime të fushës, me të cilat jetojnë banorët e kësaj zone që janë dëmtuar. Ky breshër ka dëmtuar kulturat bujqësore, në Vukatan, Kuç, Rrenc, Guri i Zi. Dëmet tepër të mëdha në perime por dhe në duhan, pemë frutore dhe vreshta. I Bëjmë thirrje qeverisë të mbështesë fermerët, sepse gjithë mundi u ka shkuar dëm. Paraprakisht mund të them 350 ha, por do të bëjmë një tjetër evidentim më të saktë.’- tha Sekja

Ndërkohë që një fermer kërkoi ndihmë nga shteti pasi tokat me të mbjella kanë pësuar dëme të shumta.

‘Kjo është fatkeqësi natyrore, shteti mund të na e mbyllë gojën neve duke në thënë bëni siguracionin, por ne po paguajmë taksë toke, taksë shpie, etj. Ne kërkojmë që shteti të vendosë dorën në zemër, sepse kemi dëme të shumta. Këtu kam 3 dylym 800 mijë lek dëme. Ndërsa në tokën tjeter 600 mijë lek. Arben Peshku, banor i fshatit Kuç, të gjitha taksat i paguaj, kërkojmë dëmshpërblim.’- tha ai.


Lajmi kryesor:

Moti i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët e qytetit, drejtori Ujësjellësit: Janë hapur të gjitha akset rrugore (VIDEO+FOTO)


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës