Reshjet e dëborës, policia
kosovare masa sigurie në trafik

Reshjet e dëborës, policia<br />kosovare masa sigurie në trafik
Reshjet e dëborës në Kosovë vazhdojnë të dendësohen duke bërë që shërbimet e Policisë e Komunikacionit Rrugor të vendit të marrin masa sigurie shtesë në të gjitha akset e rëndësishme rrugore.
 
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për të kufizuar sa më shumë lëvizjet me automjete si dhe ka lajmëruar për plane konkrete veprimi duke caktuar njësi policore rrugore, të cilat ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në rrugët urbane dhe në ato rajonale, për ngritjen e nivelit të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjendja aktuale e rrugëve rajonale, urbane dhe në të gjitha rajonet, përgjithësisht vlerësohen e kalueshme, por në disa akse janë paraqitur vështirësi kalimi pa ndihmën e zinxhirëve të dëborës.
 
Ndërkohë raportohet se kolonat e gjata makinash janë bllokuar në pikë-kalimet kufitare të Kosovës ku duhen nga 2 deri në 3 orë për kalimet në Merdare, ndërsa janë formuar kolona rreth 1-2 km, ashtu si dhe në pikë-kalimet e Dheu i Bardhë. Policia kufitare raporton se kjo situatë vjen edhe si rezultat i fluksit të madh të automjeteve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf