Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve: Do t'u duhet të qarkulloni me zinxhirë, ja akset problematike

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve: Do t'u duhet të qarkulloni me zinxhirë, ja akset problematike

Situata aktuale në një nga akset e vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e mjeteve pasditen e kësaj të mërkure se kalimi në akset Qafë-Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri është i detyrueshëm të bëhet me zinxhirë. Aksi Tepelenë-Kakavijë mund të përshkohet pa zinxhirë, por ARRSH paralajmëron drejtuesit që duhet të bëjnë kujdes për shkak të reshjeve të shiut.

Qarkullimi me zinxhirë sakaq kërkohet edhe për akset e segmentet Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali, Hani i Hotit-Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben-Vasije, Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Kukës-Bushtricë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë e të tregohen sidomos të kujdesshëm gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari