Reshjet e dëborës kanë ndaluar në të gjithë vendin prej disa orësh, por kjo është shoqëruar me uljen e temperaturave të cilat për rrjedhojë kanë sjellë ngrica. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nevojitet përdorimi i zinxhirëve nga automjetet në disa akse rrugore si Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik dhe pjesërisht në aksin Boboshticë-Dardhë.
Njoftimi i ARRSH
Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.
Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Komente












