Deputeti socialist Erion Braçe insistoi në Asamblenë e PS-së për një proces politik për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Braçe tha se nuk u ka kërkuar forumeve ta shpallin atë kandidat dhe këmbënguli që anëtarët të dëgjohen dhe të japin propozime.
“Për Tiranën nuk kam kërkuar njoftim të forumeve që të jem unë kandidati. Kam kërkuar një proces politik nga nevoja e socialistëve që të përfshihen në një proces politik që i bën ata pjesë, që i dëgjon, që merr propozime e i bën pjesë të vendimmarrjes. Ndihen apo jo të braktisur? Sepse ata do e paguajnë më shumë opozitën. Kam kërkuar proces politik, po dëgjova këtu që nuk paska nevojë”, mësohet të ketë deklaruar Braçe në mbledhjen e Asamblesë.
Lajmi kryesor:
Asambleja/ Rama shkarkon Veliajn si kreun e PS Tiranë, e bashkëdrejton Demo e Koçiu! Balla e Manastirliu ruajnë drejtimin politik të qarkut! Kërkon përjashtimin e Spiropalit: S’mund t’i gjuash me gurë shtëpisë (DEBATET)





